Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2023

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për  vitin  2023 kapën vlerën 22,897 milionë lekë, ose 8.86% më shumë se në vitin 2022. Gjatë  vitit  2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,466,080 me një rritje prej 10.63% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.82% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.12% dhe risigurimi 0.06 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.94% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.06% të totalit të tregut.

 

Gjatë vitit 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,959 milionë lekë, ose 1.89% më shumë se në  vitin  2022.

 

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për vitin  2023 kapën vlerën 4,793 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 7.81% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2023 arritën rreth 13,980 milionë lekë, ose 6.94% më shumë se në vitin 2022.

 

Produkti MTPL e brendshme, në  vitin  2023, pati një rritje prej 8.20% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Produkti Karton Jeshil në vitin 2023 pati një rritje prej 1.16% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 38.10% krahasuar me vitin 2022.

 

Produkti Sigurim Kufitar, në  vitin  2023, pati një rritje 1.11% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin  2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 11.58%.

 

Sigurimi Vullnetar

 

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë vitit  2023 arritën rreth 8,917 milionë lekë, 12.03% më shumë se në  vitin  2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 0.01% krahasuar me  vitin  2022.

 

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë  vitit  2023, patën një rritje me 13.16% kundrejt vitit 2022.

 

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë vitit 2023 siguruan mbi 3,893 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.40%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.90% të totalit.

 

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë  vitit  2023, vihet re një rritje prej 15.73% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.79% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me  vitin  2022.

 

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë  vitit  2023, arritën në rreth 1,372 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.04% në krahasim me  vitin  2022.

 

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë  vitit  2023, arritën rreth 1,859 milionë lekë, ose 10.31% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Dëmet e Paguara Bruto

 

Pagesat e dëmeve gjatë  vitit  2023 u rrit me 1.89% krahasuar me vitin 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 4,793 milionë lekë, apo 68.87% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

RAPORTI I PLOTË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *