Bien sërish këmbanat e alarmit, dy lëkundje sizmike në pak minuta/ Çfarë është Sigurimi nga tërmeti? Pse na nevojitet?

Dy tërmete janë regjistruar paraditen e sotme në Shqipëri dhe në Detin Adriatik me magnitudë 3.4 dhe 4.8 ballë.

Shqipëria, vend me aktivitet të lartë sizmik

Sipas ekspertëve sizmiologë, Shqipëria përcaktohet si një nga vendet me veprimtari sizmike ndër më të lartat në Europë, pasi rreziku nga tërmetet është gjithnjë prezent në të gjithë territorin.

Duke vlerësuar këtë risk, ata kanë arritur në përfundimin se çdo 5 vjet mund të ndodhë një tërmet i fuqishëm mbi 7 ballë dhe çdo dhjetë vjet një tërmet mbi 8 ballë.

Zonat më të rrezikuara janë zona e bregdetit shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik-Korçë-Pogradec ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi.

Por më poshtë ju sjellim detaje të tërmeteve ndër vite të rënë në vendin tonë, disa shumë të fortë dhe me pasoja tragjike në jetë dhe prona.

Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar i cili shkakton krijimin e valëve sizmike. Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shfaqet në dridhjet ose zhvendosjet e tokës. Çdo tërmet përbëhet nga lëkundje të ndryshme që vijnë njëra pas tjetrës.

 

Çfarë është Sigurimi i pronës nga tërmeti? Çfarë mbulon dhe pse na nevojitet?

 

Sigurimi i pronës nga tërmeti

Sigurimi i pronës nga tërmeti është një kontratë ligjore me palë; një kompani sigurimi, e cila merr përsipër dëmshpërblimin e palës tjetër që quhet pala e siguruar dhe/ose përfituesi/t në masën e shumës së siguruar, e cila mund të jetë e formës rikthim i objektit të siguruar (shtëpisë/godinës) në gjendjen para ndodhjes së tërmetit, ose në formë monetare, sipas nivelit të vlerësimit të dëmit nga ekspertët e licencuar të profesionit “vlerësues dëmesh në sigurime”, në kushtet kur pala e siguruar ka paguar primin e sigurimit, që është çmimi që kjo e fundit duhet të paguajë si kusht paraprak për marrjen e këtij sigurimi.

Përse t’u shtojmë financave tona këtë shpenzim, ndërkohë që kemi shtetin që duhet të na përgjigjet? Sepse Sigurimi i Pronës nuk është shpenzim, por investim!

Sigurimi nga tërmeti është kontratë ligjore, e cila ka fuqinë për të vendosur pretendimet e palëve në lidhje me respektimin e kushteve dhe termave të saj për gjykim nga palë të treta, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe/ose sistemi gjyqësor.

Kjo e bën këtë kontratë më favorizuese për qytetarin, pasi në rast konflikti apo mosmarrëveshjeje me kompaninë e sigurimit ka në anën e “avokatit” të tij Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e më pas, sistemin gjyqësor.

Çfarë mbulon sigurimi nga tërmeti?

Banesën: Dëmet e riparimit të shtëpisë suaj dhe strukturës.

Mbulimi i pasurisë personale: Rimbursimi i kostove për pasurinë e dëmtuar.

 

Në varësi të zgjedhjes suaj, polica e sigurimit mund të mbulojë edhe dëmet nga: Zjarri, eksplozioni, rrufeja, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, stuhia, thyerja e xhamave dhe vjedhja.

Çmimi i sigurimit në Shqipëri

Çmimi i sigurimit të pronës është në nivelet rreth 1 euro/m², duke mos përmendur ofertat e limituara në kohë, që disa kompani kanë bërë, duke ofruar çmime fikse primi sigurimi, pavarësisht natyrës dhe sipërfaqes së pronës.

Kjo, në terma praktikë, do të thotë që për shtëpi me sipërfaqe 100 m², me vlerë 100.000 euro, primi që duhet të paguajë në vit do të ishte 100 m² * 1 €/m² = 100 €, e cila e shpërndarë si kosto mujore do ishte 100 € /12 muaj = 8.3 € ose rreth 30 lekë/ditë.

Me fjalë të tjera ne “kursejmë” 30 lekë/ditë duke vënë në rrezik pronën tonë nga një fenomen shumë i fuqishëm natyror siç është tërmeti.

Mos luani me rrezikun!

Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet: Le të bëhemi të gjithë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.
Investimi në sigurimin e pronës nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.

Mbrojeni pronën tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi nga ngjarje të papritura apo aksidentale!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *