Zhvillimet e tregut të sigurimeve, Janar-Prill 2024/ Raporti i AMF: Rriten primet dhe dëmet e paguara

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – prill 2024 kapën vlerën 7,089 milionë lekë, ose 3.96% më shumë se në janar – prill 2023.

Gjatë muajit janar – prill 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 424,991  me një rritje prej 10.61% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.63% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.31% dhe risigurimi me 0.056% .

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.60% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.40% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – prill 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,788 milionë lekë, ose 32.27% më shumë se në periudhën  janar-prill 2023.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – prill 2024 arritën rreth 3,020 milionë lekë, 5.15% më pak se në periudhën  janar – prill 2023.

Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.31 % krahasuar me periudhën  janar – prill 2023.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar – prill 2024, patën një ulje me 9.94%  kundrejt muajit janar – prill 2023.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar – prill 2024 siguruan mbi 1,205 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.21%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.30% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar – prill 2024, vihet re një ulje prej 34.55% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.86% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar – prill 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar – prill 2024, arritën në rreth 509 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 20.54% në krahasim me periudhën  janar – prill 2023.

RAPORTI I PLOTË KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *