Zgjerimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i tregut të sigurimeve kërkon veç të tjerave edhe një qasje të dedikuar ndaj konsumatorit potencial, qofshin këta individë, biznese, grupe interesi apo struktura institucionale.

Në këtë kuadër, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka nënshkruar Memorandume Bashkëpunimi me :

Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe Shoqatën e Siguruesve të Jetës, të Pensioneve dhe Fondeve të Investimit, datë 13.09.2017

Shoqatën Mikrofinanca Shqiptare, datë 17.11.2017

Shoqatën Sllovene të Sigurimeve, datë 13.06.2018

Rrjetin Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE), datë 29.06.2018

Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, datë 16.07.2018

Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, datë 05.10.2018

Swisscontact Albania, datë 23.11.2018

Shërbimin Kombëtar për Rininë, datë 14.02.2019

Universitetin Europian të Tiranës, datë 15.07.2019

Shoqatën Austriake të Sigurimeve, datë 16.11.2020