Aftësia paguese (Solvency): Është treguesi kryesor financiar për shoqëritë e sigurimit, e cila tregon se shoqëria e sigurimit është e aftë të mbulojë të gjitha përgjegjësitë që kanë marrë përsipër, nga lëshimi i policave të sigurimit, me asetet financiare që ka kjo shoqëri.

 Agregatë:   Shuma maksimale që një sigurues do të paguaj për dëmet e ndodhura gjatë gjithë periudhës së sigurimit. Në përgjithësi ky term aplikohet me shumë për policat e sigurimit të përgjegjësisë.

Agjënt sigurimesh: Është person fizik i licensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, që ushton veprimtari në tregun e sigurimeve, në emër dhe për llogari të Shoqërisë së Sigurimeve, kundrejt pagesave dhe komisioneve.

Aksident (accident): Aksidenti nënkupton një fatkeqësi të papritur, ngjarje të pa parashikuar ose të kryer pa paramendim nga ana e të dëmtuarit.

Aktuari:     Është personi i licencuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes, i cili ka si detyrë kryesore llogaritjen e tarifave të primeve, tabelave të probabilitetit, provigjoneve dhe dividendëve, duke u mbështetur në teori shkencore që lidhen me investimet, statistikën, matematikën, financën dhe demografinë.

Avaria e Përgjithshme (General average):   Ky term përdoret në sigurimin e marinës dhe mbulon shpenzimet e bëra nga kapiteneria e anijes, në rastin e shpalljes së avarisë së përgjithëshme. Këtu përfshihen dëmtimet ose humbjet e një pjese të mallrave, për të kufizuar humbjet.

Bashkësigurim (Co-insurance): Ky term përdoret kur dy ose me shumë sigurues e ndajnë rriskun në mënyrë proporcionale dhe janë në marrëdhenie direkte me të siguruarin.

Bonus Malus: Është një sistem që aplikohet kryesisht në sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta të drejtuesve të mjeteve motorike dhe që ka të bëjë me sjelljen e drejtuesve të mjeteve motorike, gjatë periudhës së sigurimit. Sipas këtij sistemi, primi i sigurimit do të rritet në rast se i siguruari ka shkaktuar dëm dhe do të ulët në rast se nuk ka shkaktuar dëm.

Bordero (Bordereau): Janë pasqyra të hollësishme për rreziqet e marra nga Siguruesit, për llojet e sigurimeve të mbuluara në risigurim. Borderot zakonisht përpilohen cdo 3-mujor dhe i dërgohen shoqërisë kryesore të risigurimit.

Breakdown Insurance: Termi “breakdown” nënkupton djegien ose dëmtimin e makinerive të ndryshme ose pjesëve të tyre. Ky sigurim mbulon të gjitha rrëziqet dhe aplikohet në përgjithësi për sigurimin e paisjeve e makinerivë elektrike, pompave dhe kompresorëve si pjesë e sigurimeve inxhinierike.

Brokër sigurimesh:     Specialist që ofron shërbime në fushën e sigurime dhe risigurime, sipas standarteve dhe duke u bazuar në ekspertizën profesionale bashkohore.

Byroja e sigurimeve motorike (Motor insurers’ bureau): Është institucion i krijuar nga shoqëritë e sigurimit, të cilat janë të licensuara për sigurimet motorike. Fuksionet e saj janë të përcaktuara në ligjin për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike, ose në ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Ky institucion në vëndin tonë quhet Byroja Shqiptare e Sigurimeve (BSHS). Dy janë fuksionet kryesore të BSHS, sipas ligjit, administrimi i fondit të kompesimit dhe marrëveshjet e Kartonit Jeshil.

Captive Insurance company: Janë shoqëri sigurimi të krijuar nga grupe të mëdha bisnesi të cilat bëjnë sigurimin e shoqërisë mëmë dhe degëve të saj. Kjo mund të quhet edhe forma me e sofistikuar e vetë-sigurimit.

Ceding Company: Është siguruesi direkt që ka lëshuar një policë sigurimi dhe që mund ta transferojë të tërë përgjegjësinë ose një pjesë të saj te risiguruesi, bazuar në kushtet e marrëveshjes së risigurimit.

Claim: Kërkesë e bërë nga i siguruari, ose i dëmtuari, për një dëmtim ose përfitim sipas një police sigurimi. Në disa raste ky term mund të përdoret për humbje ose dëme materiale, dëm shëndetsor, dëm nga përgjegjësia e të siguruarit kundrejtë palëve të treta, etj.

Dëme (Damages): Kompesimi ose dëmshpërblimi për humbje të pagueshme sipas një kontrate sigurimi, e mjaftueshme për ta kthyer subjektin e dëmtuar në gjëndjen e mëparshme.

Dëme në proces (Outstanding claims): Kërkesat për dëmshpërblim, praktikat e të cilave nuk mbyllen brënda vitit ushtrimor.

Dëmi maksimal i mundshëm PML (Probable maximum loss): Siguruesi dhe i siguruari përcaktojnë një limit për dëmin maksimal të mundshëm, në një policë sigurimi. Në përgjithësi ky term aplikohet në policat e sigurimit që përfshijnë disa objekte ose degë të të siguruarit që janë të vëcanta, por që i siguruari kërkon t’i përfshijë në një policë dhe mundësia e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit është në një objekt ose degë.

Dëmtimi i mallrave në ngrirje (deterioration of freezer contents): Ky sigurim mbulon dëmtimet e mallrave në dhoma ngrirje dhe frigoriferë, për ngjarje të tilla si:

a) dëmtimi i paisjes frigoriferike;

b) prishja e termostatëve ose releve automatike;

c) ndërprerja e energjisë elektrike të rrjetit publik.

Dosja e dëmit (Claim file): Dosja me të gjitha detajet e korespondencën e nevojëshme për trajtimin e një kërkese për dëm.

Eksperienca e dëmeve (Claims experience): Është historia e dëmeve të të siguruarit, që përfshin të gjitha shpenzimet dhe frekuencën e dëmeve të ndodhura për një periudhë kohe. Ky është një element shumë i rëndësishëm me momentin e marrjes në sigurim dhe llogaritjen e primit të sigurimit.

Ekspert dëmi (Loss adjuster): Specialist i nivelit të lartë, i cili trajton në mënyrë të pavarur dëmet në sigurime për siguruesin dhe përfiton një pagesë (fee) bazuar në investigimin dhe vlerësimin e dëmit. Këta ekspertë këshillohet të mërren për raste të dëmeve me vlera të larta dhe problematike.

Ekspozimi (Exposure): Ky term në sigurime përdoret për tre arsye:

1. Përcaktimin e mundësisë së dëmit në objektin që do të sigurohet.

2. Shtrirjen e rrezikut në të ardhurat dhe pagesat vjetore.

3. Vlerësimin e mundësisë së humbjes së pasurisë së siguruar për shkak të rrëthanave të shkaktuara nga objekti i siguruar. Në përgjithësi vlerësimin e shkallës së ekspozimit e bëjnë specialistët e marrjes në sigurim (underwriter).

FLEXA: Term që përdoret për sigurimin nga zjarri, dhe janë shkurtimet e fjalëve që mbulon ky sigurim, që janë: zjarri, rrufeja, ekslpozioni, rënija e avionit ose pjesëve e ngarkesës së tij, dhe shpenzimet për përpjekjen për shuarjen e zjarrit.  

Fondet e sigurimit të jetës (Life insurance funds): Fondet e sigurimit të jetës përfaqësojnë grumbullimin dhe ruajtjen e kontributeve të policëmbajtësve. Këto fonde përdoren mga shoqëritë e sigurimit të jetës për të përballuar kërkesat për dëme.

Fondi i Kompesimit: Ky fond krijohet nga shoqëritë e sigurimit dhe administrohet nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve, për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga mjetet motorike të pa siguruara e të paidentifikuara, brënda teritorit të Shqipërisë.

Franshiza (Franchise): Shumë e caktuar në policën e sigurimit. Siguruesi nuk pranon asnjë kërkesë për pagesë në rast dëmi ose humbjeve deri në atë shumë.

Fronting Company: Sigurues që kontakton direkt me të siguruarin, për llogari të një siguruesi tjetër. 

Garanci (Warranties): Është policë sigurimi e cila i referohet kushteve të një kontrate dhe jep garanci për zbatimin e saj.

Humbje (loss): Esenca e një police sigurimi është të mbulojë humbjet që ka pësuar i siguruari. Jo të gjitha humbjet mbulohen nga polica e sigurimit, por i siguruari do të mbulohet nga humbjet e shkaktuara nga një rrezik i siguruar.

Inception date: Data në të cilën sigurimi hyn në fuqi.

Incoterms: Termat standartë ndërkombëtarë të përdorura për kontratat tregtrare, ku përcaktohen detyrimet e shitësit dhe blerësit.

Indemnity: Parim kryesor në sigurime me anë të të cilit i siguruari, që ka përballuar një dëm, rikthehet në gjëndje financiare përpara momentit të dëmit. Nënkupton “kompensim financiar të saktë” që parandalon kthimin e humbjes në fitim për të siguruarin.

I Siguruar: Pala që është në zotërim të një police sigurimi, me objekt humbje të mundshme pasurore dhe/ose jopasurore. Në disa raste i Siguruari njihet dhe si policëmbajtës (Policy-holder).

Kartoni Jeshil (Green card): Është çertificatë ndërkombare sigurimi, e cila lëshohet për mjetet motorike që udhëtojnë jashtë territorit të vendit në të cilin ky mjet është regjistuar. Kjo policë/certificatë mbulon përgjegjësinë e palëve të treta, pra të gjitha dëmet që shkaktojnë mjetet e pajisura me të, në tërritoret e vendeve ku ky sigurim është i vlefshëm.

Katastrofa (Catastrophe): Përfshin humbjet si rezultat i ngjarjeve si uraganë, përmbytje, tërmet, zjarr masiv, etj. Rreziku i humbjeve si rezultat i katastrofave është arsyeja kryesore që shoqëritë e sigurimit kërkojnë të risigurohen.

Kësti mujor i primit (Instalment monthly premium): Kur është rënë dakort që primi vjetor i policës së sigurimit të jetës, të paguhet me këste mujore. Në rast së ndodh ngjarja e vdekjes së të siguruarit, përpara se të jenë paguar të dymbëdhjetë këstet, dëmshpërblimit do ti zbritet shuma e kësteve mujore të pa paguara.

Klasat e sigurimeve (Business classes): Shoqëritë liçensohen nga Autoriteti i Mbikqyrjes për klasa të përcaktuara, në mbështetje të Ligjit për Sigurimet dhe Risigurimet. Klasat janë të përcaktuara për shoqëritë e sigurimit të jetës dhe jo jetës.

Komision (Commission): Shpërblimi që i paguhet ndërmjetsit të sigurimeve (agjent ose brokër) për shërbimin e kryer për një sigurues. Zakonisht komisioni llogaritet në përqindje ndaj primit të sigurimit.

Konfirmim (Endorsement): Nen që i shtohet ose është pjesë e një kontrate sigurimi, që përmban disa alternativa në kushtet e sigurimit. Konfirmimet mund të shtohen gjatë inspektimit ose pas ndryshimeve të bëra me marrëveshje midis palëve. 

Kushtet e Përgjithshme (General Conditions): Në të gjitha rastet policat e sigurimit janë të shoqëruara me kushtet e përgjithëshme, në varësi të llojeve të rrisqeve që mbulojnë. 

Marrja në sigurim (underwriting): Është një proces që kryhet nga siguruesi ose specialisti i marrjes në sigurim (underwriter). Në këtë proces vendoset nësë do të pranohet kërkesa për t’u siguruar, e nëse vendimi është pozitiv përcaktohen kushtet e sigurimit. Në këtë rast hartohet një raport inspektimi (survey report) me shkrim nga specialisti i marrjes në sigurim dhe në të gjitha rastet siguruesi ka të drejtën e pranimit të rrezikut për llogari të tij.

Marrëveshja CMR: Është një marrëveshje që përmban kushtet kombëtare dhe ndërkombëtare të transportit të mallrave në rrugë. Disa nene të kësaj marrëveshje kanë të bëjnë me sigurimin e mallrave gjatë transportit.

Mbajtësi (Keeper): Është personi që mban një kafshë dhe bën sigurim të përgjegjësisë për dëmet që mund t’i bëj kafsha palëve të treta. Si rregull këta persona duhet të jenë mbi 16 vjeç.

Metoda pro rata (Pro rata method): Kur dy ose me shumë shoqërive sigurimesh u është kërkuar të likujdojnë një dëm të siguruar prej tyre, secili prej tyre, sipas kësaj metode, do të paguaj pjesën e dëmit të mbuluar sipas raportit që ka në shumën e siguruar.

Ndërprerja e biznesit (Business interruption): Në përgjithësi ky sigurim bëhet si shtesë e disa policave të tjera sigurimi si zjarri, polica të ndryshme inxhinjerike, pasi ndodhja e një ngjarje sigurimi, përvec dëmeve materiale shoqërohet edhe me ndërprerjen e punës në këtë bisnes. Kjo ndërprerje sjell për pasojë edhe humbjen e të ardhurave financiare të tyre. Për këtë, në disa raste të siguruarit kërkojnë mbulim në sigurim të këtyre humbjeve dhe zakonisht ky mbulim bëhet për periudha të caktuara, të cilat lidhen me periudhën që mendohet të rifillojë procesi i punës, pas ndodhjes së ngjarjes së sigurimit.

Ndryshimi i rriskut (alteration of risk): Rritja e rrezikut pas lëshimit të policës së sigurimit, si pasojë e ndryshimit në ndërtesë, futja në aktivitetin e të siguruarit të metodave ose linjave të tjera prodhimi, të cilat mund të shoqërohen me rritje të shkallës së rrezikut. Duke marrë parasysh që këto rreziqe nuk kanë qënë në kohën e lëshimit të policës së sigurimit, palët bien dakort të rivlerësojnë rrezikun duke bërë ndryshimet përkatëse në policë dhe në primin e sigurimit.

Nënsigurim (Under-insurance): Është sigurimi kur shuma e sigurimit është më e vogël së vlëra e objektit të siguruar (rriskut), që është e pamjaftueshme për mbulimin e plotë të dëmit.

Niveli i aftësisë paguese (Margin of solvency): Autoriteti Mbikqyrës i Sigurimeve i kërkon të gjitha shoqërive të sigurimit të mbajnë një nivël të caktuar të aftësisë së tyre paguese, kjo vlerë varion në vartësi të aseteve dhe rreziqet e siguruara nga shoqëria e sigurimeve.

Pasqyra përmbledhëse (Schedule): Është pjesë e kontratës së sigurimit ku janë pasqyruar të dhënat kryesore të kësaj kontrate, si dhe objektet e siguruara me emërtimet e adresat përkatëse.

Për një aksident/ngjarje (Any one accident/event): Kjo klauzolë përdoret kryesisht në policat e sigurimit të përgjegjësisë, ku përcaktohen limitet e shumës që mund të përfitohet nga një aksident ose ngjarje.

Përfituesi (Beneficiary): Personi ose shoqëria e përcaktuar në policën e sigurimit si përfitues në rast ngjarje sigurimi.

Përgjegjesia e punëdhënësit (Emloyers’ liability insurance): Sigurim që mbulon punëndhënësin nga dëmet që mund ti shkaktohen të punënsuarve si pasojë e veprimtarisë së tij të ligjshme. Ky sigurim mbulon si dëmtimet shëndetsore dhe materiale të të punësuarve.

Përgjegjësia e punonjësve të Bankave BBB (Banker’s Blanket Bond): Kjo policë sigurimi mbulon përgjegjësinë e punonjësve të bankave, të cilët kanë pozicione pune ku mund të kryhen veprime të pandershme ose mashtrime, të cilat shkaktojnë humbje financiare.

Përjashtime (exlusion): Në të gjitha policat e sigurimit ka disa nene ku përcaktohen fushat e rrezikut për të cilat siguruesi nuk mbulon humbjet ose dëmet e ndodhura. 

Përpjekje për shuarjen e zjarrit (extinguishment damage): Polica standarte e zjarrit mbulon edhe shpenzimet e bëra për eleminimin ose kufizimin e zjarrit, të cilat kufizojnë masën e dëmeve që mund të rezultonin si pasojë e tij. Në përgjithësi shpenzimet, pjesë e kësaj katëgorie janë të kufizuara dhe të përcaktuara në policën e sigurimit.

Pjesë e zbritëshme (Deductible): Shumë ose përqindje, e përcaktuar në policën e sigurimit e cila mbulohet nga i siguruari. Në të gjitha rastet kjo vlerë i zbritet vlerës së dëmit.

Policat e humbjes së parë (first loss policy): Sigurim sipas të cilit siguruesi paguan deri në shumën e siguruar, pa marrë në konsideratë vlerën totale të rrezikut. Pra sipas kësaj police, në llogaritjen e dëmit nuk merret në konsideratë koeficenti i nënsigurimit.

Polica e Sigurimit (Insurance Policy): Është një dokument/kontratë ndërmjet Siguruesit dhe të Siguruarit. Polica përpilohet nga Siguruesi e çdo paqartësi do të sqarohet prej tij. Në disa raste për policën e sigurimit përdoret termi “certificatë sigurimi”.

Polica e Sigurimit AVNIA: Një policë sigurimi të avionëve që mbulon dhe sigurimin hull dhe përgjegjësinë. Kjo policë ka tre seksione: a) dëmet e vetë avionit nga rreziqet e siguruara, b) përgjegjësinë ligjore ndaj palëve të treta, e cila mund të jetë pasurore dhe shëndetësore, c) përgjegjësinë ligjore të dëmtimeve të pasagjerëve.

Policë e Kombinuar Përgjegjësië (Combined liability policy): Policë përgjegjësie ku kombinohen dy ose më shumë lloje përgjegjësish në një policë të vetme. P.sh përgjegjësia civile e kombinuar me përgjegjësinë e produktit dhe përgjegjësinë e punëdhënësit.

Pool Insurance: Është një marrëveshje e siguruesve për një klasë të caktuar sigurimi, nëpërmjet së cilës ata bien dakort të ndajnë primet dhe përgjegjësinë në përqindje të caktuar midis tyre.

Primi (Premium): Shuma e paguar ose që duhet të paguhet nga i Siguruari për të mundësuar mbulimin me sigurim nga ana e Siguruesit.

Primet e shkruara (Written premium): Janë të ardhurat nga primet sipas klasave të sigurimeve gjatë vitit financiar.

Prime të fituara (earned premium): Pjesë e primit të sigurimit, që i përket një police, që periudha e sigurimit të saj ka përfunduar.

Protection and Indemnity Clubs (P&I Clubs): Janë klube të krijuara në shekullin e 19-të të cilët ndihmojnë pronarët e anijeve për sigurimin e tyre. Këto klube lëshojnë çërtifikata sigurimi ku ndër më të rëndësishme janë ato të përgjegjësisë për humbjen e jetës, pasurisë dhe dëmet mjedisore. Në disa raste ky sigurim njihet dhe si “Shipowners’ liability”

Restaurim/Rikthimi (Reinstatement): Restaurimi/rikthimi i pronës së siguruar në gjëndjen përpara ndodhjes së dëmit, në vijim të kërkesës për dëmshpërblim. Një nga metodat e reinstatement që haset kryesisht në sigurimin e mallrave e mjeteve motorike është “Replacement”. Restaurimi mund të konsistojë në zëvëndësim, riparim, ose rindërtim.

Retention: Ky term përdoret në marrëveshjet e risigurimit. Në këto marrëveshje siguruesi (ceduesi) i kalon pjesë të rriskut risiguruesit ndërsa pjesën tjetër e mban vetë. Pjesa e riskut që vazhdon të mbahet nga ana e siguruesit njihet me termin “retention”.

Rezervat e dëmit (Claims reserve): Rezerva të llogaritura nga aktuarët e shoqërisë, sipas rregullave të përcaktuara qartë nga Autoriteti Mbikqyrës e të pasqyruara në bilancet financiare.

Rezervat e primeve (Premiums reserve): Rezerva të llogaritura nga aktuarët e shoqërisë, sipas rregullave dhe metodave matematikore, të përcaktuara qartë nga Autoriteti Mbikqyrës të pasqyruara në bilancet financiare.

Risigurimi: Është procesi i sigurimit të riskut të marrë përsipër nga siguruesi.

 

Risigurimi fakultativ (Facultative reinsurance): Është një marrëveshje risigurimi e cila mbulon me risigurim një risk të caktuar i cili nuk mbulohet nga marrëveshjet e tjera risiguruese që ka nënshkruar siguruesi.

Rrezikshmëritë (Hazards): Aspektet e risqeve që siguruesi parashikohen se do të kenë rritje duke influencuar ngjarjet dhe shkallën e dëmit, duke përfshirë në këtë parashikim dhe sjelljen e personave që janë pjesë e këtij risku. 

Rreziqe (Perils): Çdo ngjarje që shkakton dëm ose humbje, si zjarri, termeti, përmbytja etj.

Rreziqe Shtesë (Additional Perils): Janë pjesë e policave specifike si polica e sigurimit nga zjarri. Rreziqet shtesë në rastin e policës së sigurimit nga zjarrit janë termeti, përmbytja, stuhia, breshëri, thyerja e xhamave, etj.

Sigurim direkt (Direct insurance/Direct business):  Është një transaksion direkt midis siguruesit dhe të siguruarit, kryer pa përfshirjen e ndërmjetësve si agjentët e brokerat.

Sigurim kompjuterik (Computer insurance): Është policë inxhinjerike që mbulon rreziqe me madhësi të ndryshme duke filluar nga mikrokompjutrat deri në sistemet kryesor. Ky sigurim mbulon dëmtimet e papritura të sistemeve, riparimin ose zëvendësimin si dhe riformatimin e tyre.

Sigurimi i plotë (Comprehensive): Ky është një lloj police sigurimi që përmban disa lloje sigurimi. Zakonisht këto polica aplikohen për sigurimin e mjeteve motorike dhe përfshihen në një police:

1. Sigurimi I vetë mjetit motorik (kasko),

2. Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta dhe,

3.Sigurimi i aksidenteve personale për drejtuesin e mjetit.

Sigurim motorik (Motor insurance): Sigurimi i mjeteve motorike dhe përgjegjësitë që lindin si rrjedhojë e përdorimit të tyre. Ky sigurim ndahet në dy grupe kryesore:

  1. Sigurimi i përgjegjësisë të mjeteve motorike ndaj palëve të treta, i cili në shumë vënde, duke përfshirë dhe vëndin tonë, është i detyrueshëm. Për këtë sigurim lëshohen tre polica sigurimi si:

a) Polica për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike (MTPL), që lëshohet për mjetet me targa shqiptare dhe mbulon territorin e Shqipërisë,

b) Polica kufitare, e cila lëshohet për mjete me targa të huaja, të cilat nuk kanë certifika ndërkombëtare të sigurimit motorik (karton jeshil) ose ky nuk mbulon territorin e Shqipërisë,

c) Kartoni Jeshil. Këto dy policat e fundit lëshohen për periudha të ndryshme kohe, në vartësi me ditët e qëndrimit në këto territore, por jo më pak se 15 ditë.

       2.Sigurimi i vetë mjetit motorik (sigurim kasko), i cili është sigurim vullnetar.

Sigurimi: Sigurimi është një system i transferimit të rriskut dhe kombinimit të tij.  Në këtë sistem njëra palë, i siguruari, merr premtimin nga pala tjetër, siguruesi për tu dëmshpërblyer në rast humbje. Siguruesi pranon të marrë përsipër riskun në këmbim të një çmimi, që quhet primi i sigurimit.

Sigurimi i besueshmërisë (Fidelity guarantee insurance): Kjo policë siguron njërën palë nga veprimet e pa ndershme dhe të pakujdesëshmë të palës tjetër, si rëzultat i të cilave shkaktohen dëme e humbje të pasurisë ose të ardhurave.

Sigurimi i detyrueshëm (Compulsory insurance):Janë sigurimet e përcaktuara si të detyrueshme me ligj. Të tillë janë në vëndin tonë: “Sigurimi i dëtyrueshëm në sektorin e transportit”; “Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesve” etj.

Sigurimi i mallrave (Cargo insurance): Ky sigurim përdoret kryesisht për sigurimin e mallrave ose makinerive gjatë transportit të tyre me të gjitha llojet e mjeteve të transportit. Kushtet kryesore të sigurimit të mallrave bazohen në klauzolat e Institutit të Mallit “A”, “B” dhe “C”. Në disa raste ky term mund të ndeshet edhe si “Mariee insurance”.

Sigurimi i montuesve nga të gjitha rreziqet (Erectors’ all risks EAR): Policë sigurimi nga të gjitha rreziqet e cila mbulon montuesit gjatë montimit të makinerive të një objekti të përcaktuar dhe mbulon në sigurim periudhën nga fillimi i montimit deri në dorëzimin e tyre. Kjo policë lëshohet dhe për testet e ndryshme të satelitëve ose pjesëve të tyre.

Sigurimi i ndërtuesve nga të gjitha rreziqet (Construstors’ all risks CAR): Policë sigurimi që mbulon ndërtuesit gjatë ndërtimit të një objekti të caktuar për periudhën nga fillimi i ndërtimit të kantjerit deri në përfundimin e punimeve. Kjo policë përmban disa rubrika kryesisht mbi dëmet në objekt, por ato mund të përfshijnë dhe makineritë e materialet e ndërtimit, rreziqe speciale, dëmet ndaj palëve të treta, etj.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj pasagjerit (Passenger liability): Kjo policë përcakton përgjegjësitë e drejtuesit ose përdoruesit të mjetit për dëmtimet fizike ose humbjet e mundshme materiale të pasagjerëve gjatë përdorimit të mjeteve të transportit. Sigurimi në fjalë është i detyrueshëm njihet si policë sigurimi për përgjegjësinë e mjeteve të transportit publik.

Sigurimi i përgjegjësisë së drejtuesve (Directors’ and officers’ liability insurance): Kjo policë mbulon dëmet e humbjet e palëve të treta dhe e punonjëve të thjeshtë, si pasojë e urdhrave e veprimeve të drejtuesve.

Sigurimi i pronarëve të shtëpive (Householder insurance): Ky sigurim përfshin ndërtesën, paisjet e saj si dhe përgjegjësinë civile të pronarit ose anëtarëve të famijes së tij për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta.

Sigurimi i shëndetit në udhetim (Travel Insurance): Ky është një sigurim për personat që udhetojnë jashtë vëndit. Ky sigurim është i vlefshëm për periudha të caktuara, në vartësi të kohës së qëndrimit jashtë vëndit. Sigurimi i shëndetit në udhëtim kompeson shpenzimet për humbjet ose dëmtimet e të siguruarit si vijon:

  • Shpenzime për rastet e aksidenteve,
  • Shpenzime spitalore e farmaceotike,
  • Shpenzime për riatdhesim.

Në disa raste këto polica sigurimi mbulojnë edhe humbjen e bagazheve, si dhe humbje të ndryshme, si pasojë e vonesave në orarin e udhëtimit.

Sigurimi kufitar (Border insurance): Kjo policë sigurimi lëshohet për përgjegjësinë e zotëruesve ose përdoruesve të mjeteve motorike ndaj palëve të treta, për mjetet me targa të huaja, për periudhën e qëndrimit të tyre në territorin e Shqipërisë. Kjo policë vlen për rastet kur mjetet motorike nuk janë të pajisura me karton jeshil ose ai nuk mbulon territorin e Shqipërisë. Polica lëshohet për periudha të ndryshme kohore, minimalisht me një afat 15 ditor.

Sigurimi i trupit të anijes (Hull policy): Kjo policë sigurimi mbulon dëmtimet dhe humbjet në vetë trupin e anijes. Gati në të gjitha rastet kjo policë përfshin dhe sigurimin e makinerive të saj në këtë rast polica quhet “Hull and Machinery Insurance”

Sigurimi i vetë mjetit motorik (CASCO): Kjo policë mbulon dëmtimet ose humbjet e mjetit motorik, sipas kushteve të policës së sigurimit.

Sigurimit nga të gjitha rreziqet (All risks):  Është një term sigurimesh që përdoret kur në policë nuk është përcaktuar ngjarja e sigurimit, si psh zjarr, vjedhje, stuhi, përmbytje, etj. Mbulimi bazuar në këtë lloj sigurimi është i vlefshëm për humbjet ose dëmet si rezultat i ndonjë ngjarje që nuk është parashikuar si pjesë e përjashtimeve.

Sigurues: Është një shoqëri e licenuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes në fushën e sigurimeve, e cila merr përsipër të dëmshpërblejë dëmet nga një rrezik sipas kontratës/policës së sigurimit.

Sistemi Bonus-Malus; Ky është system që përdoret në sigurimet motorike. Aplikimi i këtij sistemi con në uljen e primit të sigurimit, nëse gjatë periudhës së sigurimit i siguruari nuk ka patur asnjë ngjarje sigurimi dhe con në rritjen e primit, nësë i siguruari ka patur ngjarje e shkaktuar dëme.

Shpenzime për marrje në sigurim (acquisition cost): Shpenzimet e kryera nga siguruesi për lëshimin e një police sigurimi, përfshirë këtu edhe komisionet e ndërmjetësimit.

Shpenzime për dëme (Claims expenses): Këtu përfshihen të gjitha shpenzimet direkte për investigimin, ekspertin e dëmeve, gjykatën, etj të cilat janë të pasqyruara qartë në pagesat e bëra.

Shpenzime për trajtimin e dëmit (Claims handling expenses): Janë shpenzimet indirekte për trajtimin dhe pagimin e dëmeve, bazuar në tarifat e vëndit ku ka ndodhur dëmi, si dhe rregulloreve të shoqatave e instutucionave për trajtimin e dëmeve. 

Shoqëri Ceduese (Ceding office): Është një sigurues që bën sigurimin dhe me pas transferon të gjithë ose një pjesë të rriskut tek risiguruesi.

Shtresa (layers): Ky term përdoret kryesisht në marrëveshjet risiguruese, ku risku ndahet në shtresa.

 Shuma kapitale (Capital Sum): Ky term përdoret në policat e sigurimit të jetës dhe nënkupton shumën e pagueshme në rastin e humbjes së jetës nga i siguruari ose me plotësimin e afatit të përcaktuar në policën e sigurimit.

Shuma e Siguruar (Sum Insured): Asetet ose pjesë e aseteve të të Siguruarit që mbulohen me sigurim nga Siguruesi. I Siguruari mund të sigurojë të gjitha asetet e tij ose një pjesë të tyre, termat dhe masa e aseteve të siguruara reflektohet në policën e sigurimit.

Subrogation: Është një klauzolë në kushtet e sigurimit, sipas të cilës, siguruesi në cdo kohë do të ketë të drejtën të marrë përsipër dhe të drejtojë në emër të të siguruarit, mbrojtjen e çdo kërkesë për dëmshpërblim, paditë gjyqësore, ose procedim ligjor.

Tarifa e Primit (Premium rate): Tarifa për njësi ekspozimi ndaj riskut. Rritja e riskut shoqërohet me rritjen e tarifës së primit.

Të ardhurat vjetore (Annual turnover): Ky term përdoret për rastet e sigurimit të shoqëruara me ndërprerjen e bisnesit, dhe nënkupton të ardhurat gjatë 12 muajve të fundit përpara ndodhjes së dëmit.

Underwriter: Ky term përdoret për punonjësit e siguruesit të cilët plotësojnë të gjithë dokumentacionin dhe kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për lëshimin e policave të sigurimit. Ky proces quhet në gjuhën e sigurimeve “underwriting”.

Në sigurime termi underwriter është shumë i gjërë dhe përfshin të gjithë punonjësit e shoqërive të sigurimit, që kanë të drejtën e lëshimit të një police sigurimi.

Vjedhja dhe grabitja (Burglary/theft and robbery): Kjo policë mbulon dëmet ose humbjet në pasurinë e siguruar si pasojë e vjedhjeve dhe/ose grabitjeve. Siguruesi dëshpërblen të Siguruarin për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e objekteve të siguruar që rrjedhin nga vjedhja, si dhe veprimet në tentativë gjatë kryerjes së saj, si rrjedhojë e futjes në lokalin ose banesën e siguruar nëpërmjet:

       a.dhunimit të mjeteve mbrojtëse të jashtme me anë të thyerjes, shqyerjes, përdorimit të celsave, levave ose veglave  të tjera të ngjashme me to,

       b.rrugëve jo të zakonshme, që kërkojnë kalimin e pengesavë ose të mbrojtësve duke përdorur mjete artificiale ose aftësi të vecanta vetiake.

Sigurimi nga vjedhja mbulon vjedhjet dhe dëmtimet që pëson i Siguruari sipas pikave “a” dhe “b”, me kusht që të jenë lënë gjurmë, të cilat mund të përdoren si provë dhe që marrja e sendeve të vjedhura të bëhet pas mbylljes së lokalit ose banesës.

   

     SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË

 Bashkëautorë:

   Valier Lula       Adi Nana