Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë organizon trajnime për agjentë të sigurimeve për tregun e jetës dhe të jo-jetës. Nëpërmjet këtyre trajnimeve, pjesëmarrësit kanë mundësi të përvetësojnë parimet themelore të veprimtarisë së agjentit si ndërmjetes në sigurime, të njohin kërkesat rregullatore për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime, të përvetësojnë njohuritë bazë për kategoritë kryesore të produkteve të sigurimit, siç janë : sigurimi i pronës nga zjarri, tërmeti, përmbytja dhe vjedhja, sigurimi i shëndetit dhe i jetës, sigurimii i mjetit motorrik, sigurimi i pasagjerëve në transportin publik, sigurimi i mallrave gjatë transportit, etj. Programi i trajnimit për agjentë në sigurime bazohet në kërkesat e Rregullores për “KUALIFIKIMIN PROFESIONAL DHE EDUKIMIN NË VAZHDIM” të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, miratuar me Vendimin e Bordit nr. 198, datë 29.12.2020. Ky program parashikon 24 orë trajnim teorik ( ku përfshihet edhe një test për kontrollin e njohurive të fituara ) dhe 6 orë praktikë pranë një kompanie sigurimi. Në fund të trajnimit teorik, pjesëmarrësit pajisen me Ҫertifikatën përkatëse.

Tematikat e programit të trajnimit janë si më poshtë :

1.Njohuri të Përgjithshme për Sigurimet
2.Kuadri Ligjor në Sigurime
3.Sigurimi i Shëndetit dhe Sigurimi nga Aksidentet
4.Sigurimi i Jetës
5.Sigurimi i Pronës dhe i Përgjegjësisë
6.Njohuri mbi Marketingun në Sigurime
7. Sigurimet Motorrike
8.Roli i AMF-së në Licensimin dhe Monitorimin e Veprimtarisë së Agjentit.