Boom në tregun e sigurimeve: Çfarë ndodhi në 7 muajt e parë të 2025

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar – korrik 2025 kapën vlerën 15,473 milionë lekë, ose 8.98% më shumë se në janar – korrik 2024. Gjatë periudhës janar – korrik 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 929,459 me një rritje prej 6.81% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.34% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.63% dhe risigurimi me 0.030% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.75% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.25% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – korrik 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,804 milionë lekë, ose 0.90% më shumë se në janar – korrik 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar – korrik 2025 kapën vlerën 3,685 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 7.87% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-korrik 2025 arritën rreth 9,322 milionë lekë, ose 13.13% më shumë se në janar – korrik2024.

Produkti MTPL e brendshme, në janar – korrik 2025, pati një rritje prej 13.49 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.01% krahasuar me janar – korrik 2024.

Produkti Karton Jeshil në janar – korrik 2025 pati një rritje prej 13.32% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 7.76% krahasuar me janar – korrik 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në janar – korrik 2025, pati një rritje 1.29% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar – korrik 2024 dhe numri i kontratave u  ul me 0.14%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar – korrik 2025 arritën rreth 6,151 milionë lekë, 3.25 % më shume se janar – korrik 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 6.83% krahasuar me janar – korrik 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2025, patën një rritje me 0.82% kundrejt janar – korrik 2024.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar – korrik 2025 siguruan mbi 2,615 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 70.21%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 20.71% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar – korrik 2025, vihet re një ulje prej 2.49% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.08% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar – korrik 2024.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë janar – korrik 2025, arritën në rreth 878 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 3.93% në krahasim me janar – korrik 2024.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janar – korrik 2025, arritën rreth 1,335 milionë lekë, ose 13.18 % më shumë se janar – korrik 2024..

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë janar – korrik 2025 u rritën me 0.90% krahasuar me janar -korrik 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,685 milionë lekë, apo 76.69% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Dëmi Mesatar i Paguar në sigurimin Motorik

EmërtimiVlerat (në 000 lekë)Ndryshimi
(në %)
Janar – korrik2024202525/`24-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme1571612.48
Karton Jeshil847573-32.37
Kasko1131195.2

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për janar – korrik 2025, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar – korrik 2025, ju lutemi klikoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *