Ndryshimet në ligjin e sigurimit të pronës, Hajdarmataj: Drafti ka pësuar pak ndryshime, disa jo pozitive

E ftuar në emisionin Box to Box në televizionin Scan, sekretarja e përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve, Mimoza Hajdarmataj, ka komentuar draftin e ri të ligjit për sigurimin e pronës, duke theksuar se ndryshimet nga një vit më parë kanë qenë të pakta dhe jo gjithmonë në përputhje me rekomandimet e tregut.

Sipas Hajdarmataj, drafti ka pësuar shumë pak ndryshime, madje disa kanë qenë jo fort pozitive krahasuar me mendimet që Shoqata e Siguruesve ka dhënë në emër të tregut.

Nga vjet në këtë vit, drafti ka pësuar shumë pak ndryshime, madje disa kanë qenë ndryshime jo fort pozitive krahasuar me mendimet që Shoqata e Siguruesve ka dhënë në emër të tregut.Me ekspertizën tonë të brendshme, të kompanive, por edhe me ekspertizë që ne e kemi nga partnerët tanë siç është Insurance Europe apo kompanitë siguruese dhe risiguruesve europiane.

Që në krye të herës kur edhe Banka Botërore e ka hedhur si ide, për të krijuar një skemë të tillë kombëtare për mbrojtjen nga katastrofat natyrore, kemi qenë pozitivë, sepse tashmë pothuajse të gjitha shtetet po e shkelin këtë rrugë. Në konceptin e sigurimeve, katastrofat natyrore nuk janë vetëm tërmetet.

Katastrofat natyrore quhen edhe zjarret, edhe përmbytjet. Kufizimi vetëm te tërmeti, të bën që nesër të jesh i kufizuar edhe në mbulim dhe në mbrojtjen e qytarëve

Duke folur për mënyrën sesi duhet të ndërtohet skema, ajo u shpreh se tregu i sigurimeve ka zgjedhur këtë herë të mos e analizojë draftin nen për nen, por të ofrojë një vizion më të gjerë.

Në emër të tregut, duke u konsultuar me të gjitha komitetet përkatëse, ku janë ekspertët më të mirë të të gjitha kompanive të përfshira, ne nuk kemi hyrë nen për nen kësaj radhe të ligjit, sepse ne duam që në tërësinë e tij të reflektojë një skemë ndryshe. Të krijohet një model tjetër, sepse jemi në këtë fazë ku Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet e të tjerëve,” tha ajo.

Sekretarja e përgjithshme nënvizoi gjithashtu se në çdo vend tjetër të rajonit dhe BE-së, shteti bashkëpunon ngushtë me tregun e sigurimeve për zbatimin e skemave të mbrojtjes ndaj katastrofave natyrore, duke mbështetur veçanërisht shtresat në nevojë.

INTERVISTA E PLOTË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *