Uragani Melissa pritet të sjellë pasoja shkatërruese në Xhamajkë, nisin evakuimet masive

Uragani Melissa, tashmë i kategorisë pesë, pritet të jetë më i fuqishmi që ka goditur ndonjëherë Xhamajkën, duke sjellë erëra shkatërruese dhe përmbytje katastrofike. Autoritetet kanë urdhëruar evakuime dhe paralajmërojnë banorët e zonave të rrezikuara të kërkojnë strehim të sigurt.
Uragani Melissa mund të jetë më i fuqishmi që ka goditur ndonjëherë Xhamajkën.
Qytetarët në Xhamajka po përgatiten për ndikimin e uraganit Melissa, i cili parashikohet të sjellë erëra shkatërruese dhe përmbytje katastrofike.
Melissa u kthye në një uragan të kategorisë pesë, forca maksimale e kësaj dukuri natyrore, gjatë se hënës tha Qendra Kombëtare e Uraganeve me seli në SHBA.
Autoritetet kanë frikë se uragani Melissa, i cili tashmë ka shkaktuar 4 viktima në ishullin Hispaniola, mund të bëhet uragani më i fortë që ka goditur ndonjëherë Xhamajkën.
Qeveria xhamajkane ka urdhëruar evakuime për pjesë të kryeqytetit, Kingston, dhe i gjithë ishulli është klasifikuar si “i kërcënuar”.
Nëse vazhdon në rrugën e parashikuar, bërthama e saj pritet të lëvizë pranë ose mbi Xhamajkën të martën dhe nëpër Bahamas të mërkurën.
Stuhia është veçanërisht e ngadaltë në lëvizje, gjë që e bën shumë të rrezikshme për sa i përket sasive të pritshme të reshjeve.
Zyrtarët gjithashtu u bënë thirrje banorëve në zonat e ulëta dhe të prirura ndaj përmbytjeve të kërkojnë strehim në zona më të sigurta.