Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për janar – tetor 2025

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar – tetor 2025 kapën vlerën 22,397 milionë lekë, ose 10.53% më shumë se në janar – tetor 2024. Gjatë periudhës janar – tetor 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,384,414 me një rritje prej 5.12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.65% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.32% dhe risigurimi me 0.030% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.92% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.08% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – tetor 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,903 milionë lekë, ose 1.99% më pak se në janar – tetor 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar – tetor 2025 kapën vlerën 5,278 milionë lekë, duke pësuar një ulje me rreth 0.35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – tetor 2025 arritën rreth 13,903 milionë lekë, ose 12.95% më shumë se në janar – tetor 2024.

Produkti MTPL e brendshme, në janar – tetor 2025, pati një rritje prej 13.97 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.47% krahasuar me janar – tetor 2024.
Produkti Karton Jeshil në janar – tetor 2025 pati një rritje prej 10.39% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 0.11% krahasuar me janar – tetor 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në janar – tetor 2025, pati një ulje 1.47% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar – tetor 2024 dhe numri i kontratave u  ul me 1.77%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar – tetor 2025 arritën rreth 8,493 milionë lekë, 6.79 % më shume se janar – tetor 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 6.58% krahasuar me janar – tetor 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – tetor 2025, patën një rritje me 4.97% kundrejt janar – tetor 2024.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar – tetor 2025 siguruan mbi 3,581 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.07%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 23.25% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar – tetor 2025, pati një rritje prej 4.53% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.92% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar – tetor 2024.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë janar – tetor 2025, arritën në rreth 1,201 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.67% në krahasim me janar – tetor 2024.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janar – tetor 2025, arritën rreth 1,862 milionë lekë, ose 13.87 % më shumë se janar – tetor 2024..

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë janar – tetor 2025 u ulën me 1.99% krahasuar me janar – tetor 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 5,278 milionë lekë, apo 76.45% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Dëmi Mesatar i Paguar në sigurimin Motorik

EmërtimiVlerat (në 000 lekë)Ndryshimi
(në %)
Janar – Tetor2024202525/`24-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme                            156                   1613.22
Karton Jeshil                         1,011                   566(43.97)
Kasko                            113                   1205.85

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për janar – tetor 2025, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar – tetor 2025, ju lutemi klikoni këtu.


[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *