Makina përplas motorin në Fier, plagoset drejtuesi i motomjetit! Cilat siguracione aktivizohen në të tilla raste

Një automjet dhe një motorr janë përfshirë në një aksident rrugor në Fier mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në segmentin Fier–Grecalli.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është transportuar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të tij.

Siguracionet që aktivizohen nëse drejtuesit i kanë 

TPL, ose siguracioni i detyrueshëm, është i pari që aktivizohet. Si rregull të dy mjetet kanë TPL-në, siguracionin e detyrueshëm. Deri në 750 mijë euro dëme, shëndetësore, materiale dhe jomateriale, me t’u përcaktuar fajësia, i mbulon TPL-ja e mjetit shkaktar të aksidentit.

Mirëpo, cilido qoftë mjeti shkaktar, edhe dëmet e shkaktuara prej tij te mjeti tjetër lëvizës, mund t’i mbulohen nga siguracioni nëse ai ka KASKO.

Duke qenë se aksidenti ka ndodhur në lëvizje, me mjet tjetër lëvizës dhe në rrugë automobilistike, për dëm deri në 10 mijë euro, mund të mbulonte më së miri edhe siguracioni MINIKASKO.

Nuk kemi informacione për dëme shëndetësore të pasagjerëve. Në rast dëmesh, TPL mbulon edhe dëmet e tyre, por edhe të drejtuesit joshkaktar.

Ndërsa, për drejtuesin shkaktar, çdo siguracion shëndeti, bazë, standard, argjend apo gold, si edhe veçanërisht, sigurimi nga aksidentet personale do t’i merrte përsipër mbulimet e dëmeve shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *