Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për janar – nëntor 2025

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar – nëntor 2025 kapën vlerën 24,254 milionë lekë, ose 10.17% më shumë se në janar – nëntor 2024. Gjatë periudhës janar – nëntor 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,506,529 me një rritje prej 4.69% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.54% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.43% dhe risigurimi me 0.028%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 37.58% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 62.42% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – nëntor 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 7,488 milionë lekë, ose 3.61% më pak se në janar – nëntor 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar – nëntor 2025 kapën vlerën 5,716 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 0.31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – nëntor 2025 arritën rreth 15,139 milionë lekë, ose 12.40% më shumë se në janar – nëntor 2024.

Produkti MTPL e brendshme, në janar – nëntor 2025, pati një rritje prej 13.48% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.06% krahasuar me janar – nëntor 2024.
Produkti Karton Jeshil në janar – nëntor 2025 pati një rritje prej 9.09% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 2.14% krahasuar me janar – nëntor 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në janar – nëntor 2025, pati një ulje 1.36% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar – nëntor 2024 dhe numri i kontratave u ul me 1.76%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar – nëntor 2025 arritën rreth 9,115 milionë lekë, 6.65% më shumë se janar – nëntor 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 7.29% krahasuar me janar – nëntor 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – nëntor 2025, patën një rritje me 4.86% kundrejt janar – nëntor 2024.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar – nëntor 2025 siguruan mbi 3,791 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.86%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 23.20% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar – nëntor 2025, pati një rritje prej 4.31% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.73% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar – nëntor 2024.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë janar – nëntor 2025, arritën në rreth 1,297 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 3.53% në krahasim me janar – nëntor 2024.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janar – nëntor 2025, arritën rreth 2,045 milionë lekë, ose 13.41 % më shumë se janar – nëntor 2024..

 

Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë janar – nëntor 2025 u ulën me 3.61% krahasuar me janar – nëntor 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 5,715 milionë lekë, apo 76.33% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Dëmi Mesatar i Paguar në sigurimin Motorik

EmërtimiVlerat (në 000 lekë)Ndryshimi
(në %)
Janar – Nëntor2024202525/`24-1
Dëmi mesatar
MTPL e brendshme                            155                   1603.21
Karton Jeshil969                   584(39.68)
Kasko                            113                   1173.70

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për janar – nëntor 2025, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar – nëntor 2025, ju lutemi klikoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *