Mesazh sensibilizues i Shoqatës së Siguruesve për Tetorin Rozë: Kujdesi për shëndetin e grave është prioritet

Me rastin e Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetarja e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, znj. Mimoza Hajdarmataj, ka dhënë një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët, me fokus të veçantë tek gratë dhe vajzat.

Në fjalën e saj, znj. Hajdarmataj theksoi rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe kujdesit për shëndetin:

“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ky është një mesazh i rëndësishëm për gratë dhe vajzat. Kujdesuni për shëndetin! Kontrolli i hershëm shpëton jetë. Një vizitë e thjeshtë sot, mund të bëjë diferencën për të ardhmen tuaj.

Ashtu si sigurimi mbron familjen në ditë të vështira, dhe kujdesi për shëndetin është garancia më e mirë për jetën.”

Znj. Hajdarmataj u bëri thirrje qytetarëve që të kryejnë kontrolle periodike dhe të kujdesen për shëndetin e tyre:

“Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ju fton të bëni hapin e duhur! Kryeni kontrolle periodike, siguroni shëndetin, sepse shëndeti është pasuria më e madhe!”

Ky mesazh është një kujtesë e fuqishme për të gjithë se parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për shpëtimin e jetës, ndërkohë që ndërgjegjësimi i grave për kujdesin shëndetësor mbetet prioritet kryesor në shoqëri.

Shoqata e Siguruesve thekson rëndësinë e mbështetjes së grave në përballimin e sfidave shëndetësore dhe angazhohet të promovojë iniciativa që rrisin ndërgjegjësimin dhe kujdesin për shëndetin e grave në të gjithë vendin.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *