Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar – shtator 2025

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar – shtator 2025 kapën vlerën 20,183 milionë lekë, ose 10.37% më shumë se në janar – shtator 2024. Gjatë periudhës janar – shtator2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,249,988 me një rritje prej 6.16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.69% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.27% dhe risigurimi me 0.033% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.19% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.81% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar – shtator 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,182 milionë lekë, ose 0.02% më pak se në janar – shtator 2024.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar – shtator 2025 kapën vlerën 4,700 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 3.33% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – shtator 2025 arritën rreth 12,474 milionë lekë, ose 12.96% më shumë se në janar – shtator 2024.
Produkti MTPL e brendshme, në janar – shtator 2025, pati një rritje prej 13.92 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.41% krahasuar me janar – shtator 2024.
Produkti Karton Jeshil në janar – shtator 2025 pati një rritje prej 11.07% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 2.51% krahasuar me janar – shtator 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në janar – shtator 2025, pati një ulje 1.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar – shtator 2024 dhe numri i kontratave u ul me 1.90%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar – shtator 2025 arritën rreth 7,709 milionë lekë, 6.41 % më shume se janar – shtator 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 8.64% krahasuar me janar – shtator 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – shtator 2025, patën një rritje me 4.62% kundrejt janar – shtator 2024.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar – shtator 2025 siguruan mbi 3,271 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 68.63%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.23% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar – shtator 2025, pati një rritje prej 3.99% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.05% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar – shtator 2024.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë janar – shtator 2025, arritën në rreth 1,090 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 3.23% në krahasim me janar – shtator 2024.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janar – shtator 2025, arritën rreth 1,670 milionë lekë, ose 13.49 % më shumë se janar – shtator 2024..
*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë janar – shtator 2025 u ulën me 0.02% krahasuar me janar – shtator 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 4,700 milionë lekë, apo 76.04% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Dëmi Mesatar i Paguar në sigurimin Motorik
| Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
| (në %) | |||
| Janar – Shtator | 2024 | 2025 | 25/`24-1 |
| Dëmi mesatar | |||
| MTPL e brendshme | 155 | 163 | 5.05 |
| Karton Jeshil | 1,028 | 578 | (43.79) |
| Kasko | 111 | 120 | 8.57 |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për janar – shtator 2025, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar – shtator2025, ju lutemi klikoni këtu.