U fut për të kontrolluar punën, humb jetën administratori në minierat e Bulqizës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një minierë në zonën e Theknës në Martanesh, ku si pasojë administratori i këtij subjekti ka ndërruar jetë.

Siç raportohet, 62-vjeçari Sulejman Kurti, shkoi për të kontrolluar punën në minierë, ku fatkeqësit ai u aksidentua dhe si pasojë e palgëve të marra ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi:

Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *