Zjarr në Pedonalen e Shkodrës: A është restoranti juaj i mbrojtur financiarisht? Siguracionet që duhet t’i dini

Një fotoraportim nga Pedonalja e Shkodrës tregoi dje një ngrohëse të një restoranti që kishte marrë flakë. Të dhëna nëse zjarri është përhapur më tej nuk ka. Po ashtu nuk ka të dhëna për dëme tek njerëzit, por rasti tregon sa thelbësore janë disa siguracione bazë për çdo biznes të këtij lloji.
Bombolat e gazit kanë një detyrim ligjor për të siguruar përgjegjësinë e tyre ndaj dëmeve. Bombolat, me limite të veçanta sipas kapaciteteve, detyrohen nga ISHTI për të qenë të siguruara.
Dëmet e atyshme duket të kenë qenë minimale, por rasti na nxit të mendojmë një skenar krejt të mundshëm e jo të panjohur në Shqipëri:
Po sikur flakët të shkrumbonin një restorant të tërë, madje edhe bizneset fqinje, duke shkaktuar lëndime te klientët dhe stafi, si edhe ndërprerje për disa ditë të aktivitetit?
A do t’ia dilte dot një sipërmarrës i vetëm përballë këtyre detyrimeve financiare? A do të rikthehej dot në treg?
Siguracionet janë mbështetja e duhur në këto skenarë. Si mund të ndihmonin ato qendrueshmërinë e biznesit në një rast të tillë hipotetik?
Këto janë pesë siguracione të rëndësishme, që aktivizohen menjëherë në raste dëmesh dhe që çdo administrator biznesi duhet t’i njohë dhe t’i ketë parësore në investimin e tij për siguri financiare:
a) sigurimi i biznesit
b) sigurimi i përgjegjësisë së restoranteve
c) sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit
d) sigurimi i personelit nga aksidentet
e) sigurimi i ndërprerjes së biznesit
Shembull ilustrues i një plani të integruar sigurimesh për një restorant:
Një lokal 50 m², me 5 punonjës që marrin secili një pagë vjetore prej 12,000 € dhe me një fitim ditor prej 1,000 €.
| Lloji i siguracionit | Çmimi i përafërt vjetor | Mbulimi maksimal |
|---|---|---|
| Sigurimi i biznesit | 50 € | 50,000 € |
| Përgjegjësia e restoranteve | 50 € | 25,000 € |
| Përgjegjësia ndaj fqinjit | 20 € | 20,000 € |
| Sigurimi i personelit (5 punonjës) | 40 € x 5 | 24,000 € x 5 |
| Sigurimi i ndërprerjes së biznesit | 450 € | 45,000 € |
A. Sigurimi i biznesit
Me rreth 1 euro për metër katror, biznesi mund të sigurojë godinën dhe pajisjet nga zjarri dhe tërmeti.
Nëse një lokal prej 50 m² do të dëmtohej plotësisht, dëmi i kompensueshëm do të shkonte në rreth 50,000 euro.
B. Sigurimi i përgjegjësisë së bareve, restoranteve dhe hoteleve
Ky sigurim mbulon dëmet trupore dhe pasurore që mund t’u shkaktohen klientëve gjatë veprimtarisë.
Me një prim vjetor rreth 50 euro, limiti i mbulimit mund të arrijë deri në 25,000 euro.
C. Sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit
Nëse një zjarr përhapet dhe dëmton pronën fqinje, ky sigurim mbulon dëmet që restoranti mund t’u shkaktojë të tretëve.
Kosto mesatare: 20 euro në vit për një mbulim prej 20,000 euro.
D. Sigurimi i personelit nga aksidentet në punë
Ky sigurim mbulon dëmtimet e stafit gjatë punës, duke ofruar kompensim financiar për raste të rënda, opinion të dytë mjekësor, zbritje në klinika dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore.
Për një punonjës me pagë 1 milion lekë në vit, primet fillojnë nga 40 euro.
E. Sigurimi nga ndërprerja e biznesit
Nëse aktiviteti ndalet për shkak të një dëmi të madh, si zjarr apo shpërthim, ky sigurim kompenson humbjen e fitimit gjatë periudhës së rikuperimit.
Për një biznes me një fitim ditor 1,000 €, ndërprerja 45-ditore sjell humbje rreth 45,000 €.
Me një pagesë vjetore rreth 450 euro, kjo kosto mund të shmanget plotësisht.
Siguria financiare maksimale
Në total, për rreth 320 euro në vit (plus opsionin rreth 450 euro për ndërprerjen e aktivitetit), një restorant mund të jetë i mbrojtur ndaj rreziqeve të shumta serioze që mund të cënojnë ekzistencën e biznesit.
Këto pesë polica, të kombinuara, i japin një biznesi garanci të forta, qendrueshmëri dhe besueshmëri të lartë.
Në rast dëmesh, sigurimi merr përsipër barrën financiare — qoftë për klientët, stafin, pronën e vet, pronën fqinje apo humbjen e fitimit.