Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për Janar-Shkurt 2026

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shkurt 2026 kapën vlerën 3,927 milionë lekë, ose 3.07% më shumë se janar-shkurt 2025. Gjatë periudhës janar-shkurt 2026, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 228,358 me një rritje prej 0.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.75% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.25% dhe risigurimi me 0.001%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39,38% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.62% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-shkurt 2026, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,377 milionë lekë, ose 8.50% më shumë se janar-shkurt 2025.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-shkurt 2026 kapën vlerën 987 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 2.32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-shkurt 2026 arriti rreth 2,381 milionë lekë, ose 3.77% më shumë se në janar-shkurt 2025.
Produkti MTPL e brendshme, në janar-shkurt 2026, pati një rritje prej 5.26% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.93% krahasuar me janar-shkurt 2025.
Produkti Karton Jeshil në janar-shkurt 2026 pati një ulje prej 4.33% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 24.79% krahasuar me janar-shkurt 2025.
Produkti Sigurim Kufitar, në janar-shkurt 2026, pati një ulje 7.90% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar-shkurt 2025 dhe numri i kontratave u ul me 3.53%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-shkurt 2026 arritën rreth 1,546 milionë lekë, 2.0% më shumë se janar-shkurt 2025. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 7.72 % krahasuar me janar-shkurt 2025.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë janar-shkurt 2026, patën një rritje me 2.41% kundrejt janar-shkurt 2025.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-shkurt 2026 siguruan mbi 608 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 63.59%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.71% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-shkurt 2026, pati një rritje prej 18.58% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 0.08% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar-shkurt 2025.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë janar-shkurt 2026, arritën në rreth 271 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 3.24% në krahasim me janar-shkurt 2025.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shkurt 2026, arritën rreth 363 milionë lekë, ose 1.13 % më shumë se janar-shkurt 2025.
Pagesat e dëmeve gjatë janar-shkurt 2026 u rriten me 8.50% krahasuar me janar-shkurt 2025. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 987 milionë lekë, apo 71.69 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Dëmi Mesatar i Paguar në sigurimin Motorik
| Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
| (në %) | |||
| Janar-Shkurt | 2025 | 2026 | 26/`25-1 |
| Dëmi mesatar | |||
| MTPL e brendshme | 144 | 159 | 10.72 |
| Karton jeshil | 431 | 346 | (19.75) |
| Kasko | 109 | 106 | (3.32) |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-shkurt 2026, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar-shkurt 2026, ju lutemi klikoni këtu.