Stuhitë po godasin Shqipërinë: A jemi të mbrojtur nga pasojat?

Në orët e fundit, një pjesë e madhe e vendit është përfshirë nga stuhi të forta, reshje intensive shiu dhe erëra që kanë sjellë pasoja të konsiderueshme në disa zona të Shqipërisë. Nga terreni raportohen dëmtime në sera, toka bujqësore, biznese, banesa dhe prona të ndryshme private.
Ekspertët e meteorologjisë paralajmërojnë se fenomene të tilla ekstreme pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta gjatë viteve të ardhshme, si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe efekteve të fenomenit “El Niño”, i cili shoqërohet me temperatura të larta, stuhi intensive dhe reshje të paparashikueshme.
Në të gjithë rajonin e Ballkanit, temperaturat ekstreme, thatësirat dhe stuhitë kanë sjellë pasoja serioze për ekonominë, bujqësinë dhe bizneset lokale. Ekspertët paralajmërojnë se moti do të jetë gjithnjë e më i paparashikueshëm dhe më agresiv ndaj pronës dhe aktivitetit ekonomik.
Përballë këtyre zhvillimeve, një gjë është e qartë: fenomenet natyrore nuk mund të ndalen, por pasojat e tyre mund të minimizohen.
Sigurimi i pronës dhe biznesit nuk është më thjesht një formalitet apo një zgjedhje opsionale. Ai është një mekanizëm mbrojtës që ndihmon familjet dhe sipërmarrjet të rikuperohen më shpejt pas dëmtimeve të shkaktuara nga përmbytjet, stuhitë, zjarret apo fatkeqësitë e tjera natyrore.
Në veçanti për bizneset, një ngjarje e papritur mund të sjellë ndërprerje të aktivitetit, humbje financiare dhe dëmtime të konsiderueshme infrastrukturore. Ndërsa për familjet, dëmtimi i banesës apo i pasurisë personale mund të krijojë kosto të menjëhershme dhe të papërballueshme.
Pikërisht për këtë arsye, ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e sigurimit është sot më i domosdoshëm se kurrë.
Një policë sigurimi e përshtatur sipas nevojave të individit apo biznesit mund të ofrojë mbulim për një gamë të gjerë rreziqesh, duke garantuar më shumë siguri financiare dhe qetësi në situata të vështira.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë fton qytetarët dhe bizneset të informohen mbi mundësitë që ofron tregu i sigurimeve në Shqipëri dhe t’i drejtohen një prej kompanive të sigurimit në vend për t’u njohur me mbulimet, kushtet, çmimet dhe ofertat që i përshtaten më mirë nevojave të tyre.
Sepse mbrojtja e pronës dhe biznesit sot, është siguri për të nesërmen.