Çfarë mbulon sigurimi TPL dhe pse është i rëndësishëm?

Çdo aksident rrugor rikthen në vëmendje rëndësinë e sigurimit të detyrueshëm motorik (TPL), një instrument i krijuar për të mbrojtur personat që pësojnë dëme nga përdorimi i mjeteve motorike.
Sigurimi TPL garanton dëmshpërblimin e palëve të dëmtuara, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtet e policës së sigurimit. Ai përbën një element thelbësor të sistemit të mbrojtjes së qytetarëve dhe kontribuon në përballimin e pasojave financiare që mund të sjellë një aksident rrugor.
Njohja e të drejtave dhe detyrimeve që lidhen me sigurimin TPL është një hap i rëndësishëm drejt një kulture më të lartë sigurimi dhe një përgjegjësie më të madhe në qarkullimin rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *