Elektriçistët përballë rrezikut, sigurimi i detyrueshëm nga aksidentet mbrojtje për familjet e tyre

Ngjarjet tragjike të muajve të fundit, ku disa elektricistë kanëhumbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës, kanë rikthyer nëvëmendje një problem që shkon përtej sigurisë teknike nëvendin e punës: mbrojtjen ekonomike dhe sociale të punonjësve të ekspozuar ndaj rreziqeve të larta profesionale.
Sipas raportimeve të fundit mediatike, numri i elektricistëveqë kanë humbur jetën në detyrë gjatë muajve të fundit kaarritur në nëntë. Këto ngjarje shtrojnë një pyetje që nuk mundtë mbetet pa përgjigje:
Çfarë mbrojtjeje financiare u garantohet familjeve të punonjësve që humbin jetën duke kryer detyrën?
Natyrisht, përparësia absolute duhet të jetë parandalimi i aksidenteve: pajisje mbrojtëse të certifikuara, trajnimeperiodike, kontrolle teknike, procedura të sigurta pune dhe mbikëqyrje rigoroze.
Por edhe në kushtet e standardeve më të larta të sigurisë, rreziku nuk eliminohet plotësisht.
Pikërisht për këtë arsye ekziston sigurimi nga aksidentet nëpunë.
Shqipëria e ka një model: sigurimin e detyrueshëm të minatorëve
Prej vitit 2008, legjislacioni shqiptar parashikon sigurimin e detyrueshëm të punonjësve të sektorit minerar nga aksidentetnë punë.
Sipas VKM nr. 1109, datë 30.07.2008, punëdhënësit nësektorin minerar duhet të sigurojnë punonjësit e tyre përhumbjen e jetës dhe paaftësinë e përkohshme apo të përhershme, me një shumë sigurimi jo më të vogël se 6 milionë lekë për punonjës.
Ky është një shembull konkret se si shteti ka njohur nevojënpër mbrojtje financiare shtesë në profesionet me rrezik të lartë.
Atëherë, përse të mos shqyrtohet një model i ngjashëm edhepër elektricistët?
Një punonjës që ngjitet në shtyllat e tensionit, ndërhyn nërrjetin elektrik apo punon në kushte të vështira atmosferike, përballet çdo ditë me rreziqe serioze për jetën dhe shëndetin.
Sa do t’i kushtonte OSHEE-së sigurimi i punonjësve?
Nëse marrim si referencë modelin e minatorëve, një shumësigurimi prej 6 milionë lekësh dhe një prim vjetor prej 0.5% do të përkthehej në 30 mijë lekë në vit për një punonjës, oserreth 2,500 lekë në muaj.
Për shembull, për 2,000 punonjës, kostoja e përllogaritur do të ishte 60 milionë lekë në vit.
Kjo është një përllogaritje ilustruese, pasi kostoja reale duhettë përcaktohet përmes vlerësimit profesional të riskut dhe ofertave të shoqërive të sigurimit.
Megjithatë, përllogaritja tregon se mbrojtja financiare mund të planifikohet si një zë i identifikueshëm në buxhetin vjetor të një ndërmarrjeje.
Sigurimi nuk zëvendëson përgjegjësinë e punëdhënësit!
Gjithashtu, asnjë policë sigurimi nuk mund të zëvendësojëjetën e humbur të një punonjësi.
Sigurimi nuk e përjashton punëdhënësin nga detyrimi për të garantuar kushte të sigurta pune dhe as nga përgjegjësitë qëmund të lindin në rast shkeljeje të këtyre detyrimeve.
Por një sigurim kolektiv mund të garantojë një kompensimfinanciar për familjen në rast humbjeje jete, mbështetje në rastinvaliditeti dhe mbulim të shpenzimeve të caktuara mjekësore, sipas kontratës.
Ai mund të bëhet pjesë e një politike më të gjerë të përgjegjësisë sociale të punëdhënësit.
Koha për një standard të ri mbrojtjeje!
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë vlerëson se duhet të hapetnjë diskutim institucional për zgjerimin e mekanizmave të sigurimit nga aksidentet në punë për profesionet me rrezik të lartë, duke marrë si referencë përvojën e sigurimit të detyrueshëm të minatorëve.
Një nismë e tillë mund të fillojë me sektorin energjetik, përmes një skeme kolektive sigurimi për elektricistët dhe punonjësit e terrenit.
Përpara kësaj, është e rëndësishme të bëhet publik informacioni nëse punonjësit e OSHEE-së kanë aktualishtsigurim privat nga aksidentet, çfarë mbulimesh përfshin ai dhe cilat janë përfitimet e garantuara për familjet.
Sepse mbrojtja e punonjësit nuk përfundon me kaskën, rripine sigurisë apo trajnimin teknik. Ajo duhet të përfshijë edhesigurinë ekonomike të familjes së tij.
Një aksident mund të ndryshojë përgjithmonë jetën e njëfamiljeje. Një mekanizëm sigurimi nuk mund ta kthejë pas tragjedinë, por mund të sigurojë që familja të mos mbetet e pambrojtur financiarisht.