TPL,KASKO,KARTON JESHIL, policË KUFITARE
SIGURIME MOTORRIKE
Media Shoqata Siguruesve
BANESË, NJËSI SHËRBIMI,BIZNESE
SIGURIMI I PRONËS
shËndet, aksidente, shËndet nË udhËtim
Sigurimi i shËndetit
mjeke, dentist, avokate, noter, projetues, inxhinier
Sigurimi i pËrgjegjesive
sera, dru frutore, bimËt e arave, bagetitË, bletËt
Sigurimi bujqËsi/blegtori
Zbuloni kush jemi ne? Mësoni më tepër duke lexuar artikujt në website tonë

Tregu i sigurimeve është i mirëkapitalizuar

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, organizoi takimin e fundvitit në të cilën merrnin pjesë drejtues të kompanive të sigurimit, drejtues të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimeve si dhe anëtarë të komiteteve teknike të Shoqatës së Siguruesve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Shoqatës së Siguruesve, z. Klaidi Çitozi, theksoi që tregu i sigurimeve po konsolidohet vit pas viti dhe po shndërrohet në një industri të mirëfilltë e cila rrit punësimet, rrit investimet dhe prezencën ne ekonominë shqiptare. Ai kujtoi sfidat që ka kaluar tregu tre vitet e fundit, duke filluar me tërmetin, duke vijuar me pandeminë dhe së fundmi dhe inflacioni me të cilin vazhdojmë të përballemi. Kostoja e trajtimit të dëmeve është rritur, por tregu është përpjekur të gjejë mekanizmat e duhur, duke ulur kostot e administrimit dhe ndërmjetësimit për shitjet e policave, që këtë rritje të mos e transferojë tek klienti.

Përballimi i të gjitha këtyre situatave, është një tregues që tregu është i mirëkapitalizuar dhe fianciarisht i shëndetshëm. Në fund të këtij viti, mund të thuhet që u kalua me sukses një vit rimëkëmbjeje. Një rritje prej më shumë se 9% e të gjithë tregut të sigurimeve, në një kohë kur shumë faktorë ishin jo në favor, është një tregues që konsumatori po ndërgjegjësohet gjithnjë e më shumë për rëndësinë e shërbimeve ofrohen. 

Z.Çitozi përmendi që në bashkëpunim me AMF tashmë kemi një ligj shumë të mirë dhe shumë të qartë për sigurimin e detyrueshëm, i cili ka zbutur mosmarrveshjet dhe abuzimet, e ka bërë marrdhënien me kompaninë e sigurimit më të thjeshtë dhe më direkte. Një lajm shumë pozitiv konsideroi edhe faktin që pas nëntë vitesh Byroja doli nga statusi i monitorimit. Kjo erdhi për shkak të përmirësimit të situatës financiare të kompanive, pagesave të dëmeve nga kompanitë, ndryshimet në ligj që kanë të bëjnë me Fondin e Garancisë, riorganizimin e Byrosë dhe administrimin e Kartonit Jeshil.

Z.Çitozi kujtoi gjithashtu që edhe në Shqipëri do të fillojë implementimi në kontabilitet i standartit IFRS 17, i cili kërkon kohë, burime financiare dhe burime njerëzore. Me aplikimin e këtij standarti, jo vetëm kompanitë bëhen të krahasueshme, por edhe vetë kontratat e sigurimit. Gjatë vitit 2023 pritet që në bashkëpunim me AMF të vendosen piketat që brenda një kohe të arsyeshme të realizohet ky proces.

Një ndër problemet e mëdha të tregut, z. Çitozi konsideroi dhe mungesën e burimeve të kualifikuara njerëzore. Për këtë, gjatë vitit 2023 shoqata do të intensifikojë marrdhëniet me Universitetet në mbarë vendin, duke organizuar internship të ndryshme, workshope dhe bashkëpunime të tjera. Gjithashtu kujtoi që me automatizimin e proceseve si dhe me krijimin e një database shumë të mirë, është momenti që të përmirësohen qasja ndaj klientit nëpërmjet digjitalizimit.

Si një ndër detyrat që duhet të mbajë parasysh tregu për vitin që vjen, ai përmendi tarifimin e TPL sipas kategorizimit dhe fuqisë motorike të mjeteve si dhe rihapjen e diskutimeve për implementimin e një skeme për sigurimin e detyrueshëm ndaj katastrofave natyrore.

Së fundmi, z. Çitozi shprehu vlerësimet e tij për punën e të gjithë aktorëve që kanë ndihmuar për zhvillimin dhe konsolidimin e këtij tregu si dhe ftoi të gjithë që të punojnë më fort për rritjen e besimit të konsumatorit në tregun e sigurimeve.

z. Klaidi CITOZI

Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë është themeluar më 29 Janar 2003, me anëtarë themelues të saj 5 shoqëri sigurimi: INSIG SHA, SIGMA SHA, SIGAL SHA, ATLANTIK SHA dhe INTERSIG SHA. Shoqata është regjistruar si person juridik shoqatë me vendimin nr. 560, datë 03.03.2003. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë është shoqatë jo-fitimprurëse dhe përpiqet të promovojë standardet më të fundit sigurative të anëtarëve të saj për zhvillimin, stabilitetin dhe efektshmërinë e industrisë shqiptare të sigurimeve. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë (SH S SH) është organi përfaqësues i tregut të sigurimeve në marrëdhëniet me të tretë, brënda dhe jashtë Shqipërisë.

Fjala përshëndetëse e Kryetarit

Të dashur partnerë dhe miq,
Të dashur klientë,

Mirësevini në faqen zyrtare të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë!

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë u themelua më 23 janar 2003, Një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por me shumë përpjekje për të qenë sa më afër interesave të konsumatorëve shqiptar. Shoqata jonë është regjistruar si person juridik me Vendim Gjykate Nr. 560, datë 03.03.2003 dhe operon si një organizatë jofitimprurëse.

Aktualisht në Shqipëri vlera mesatare e primeve të sigurimit është rreth 40 euro në vit për person, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit dhe të Europës ku ne aspirojmë të aderojmë është ndjeshëm disa herë më e lartë. Mbi 90 % e primeve të sigurimeve vijnë nga sigurimet e jo-jetës, 70% e të cilave e përbëjnë sigurimet  motorrike.

Në rrugëtimin tonë së bashku, ne kemi bërë tashmë disa hapa, por jemi ende shumë larg standardeve dhe praktikave europiane në kulturën e sigurimeve dhe legjislacionin për mbrojtjen e interesave dhe përgjegjësive të konsumatorëve shqiptar.

Misioni i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë është që t’i kushtojë një vëmendje të veçantë të gjitha çështjeve të një interesi strategjik ndaj të gjithë siguruesve dhe risiguruesve shqiptar në mënyrë të qëndrueshme.

Ne jemi zëri shqiptar i industrisë shqiptare të sigurimit në nivel vendi dhe atë rajonal.

Ne jemi një partner i ndershëm, i besueshëm, transparent dhe një pikë e fortë kontakti për të gjitha institucionet, dhe mbikëqyrësit e tregut financiar.

Ne mbështesim dhe promovojmë standardet më të fundit të sigurimeve dhe risigurimeve, zhvillimin, qëndrueshmërinë, efiçiencën dhe efektivitetin e industrisë shqiptare të sigurimeve për të gjithë anëtarët dhe komunitetin e saj.

Ne mbështesim dhe jemi pararojë e mbulimeve nga risku, duke ndërmarrë masa paraprake mbi sigurinë dhe çështjet financiare në të gjitha sferat e jetës publike dhe asaj private në përputhje me kërkesat dhe standardet europiane në të cilat ne aspirojmë që të integrohemi.

Ne po punojmë që kultura e sigurimeve tek qytetarët shqiptar të bëhet kulturë e jetës së tyre si një mbrojtëse, si një fuqi për rritjen e personalitetit të individit, si një industri mbështetëse  e mbrojtëse  e investimeve të huaja e vendase, dhe si një garanci  për të ardhmen.

Tregu ynë i sigurimeve nga dita në ditë po përmison shërbimin ndaj klientëve  veçanërisht në pagesën e dëmeve,  duke qenë të shpjetë, të saktë dhe afër interesave të tyre. Në saj të punës së çdo shoqërie, në këtë drejtim, e themi me ‘plotë gojën’ se janë ulur ankesat dhe po rriten vlerësimet mbi transparencën  dhe pagesën në kohë të dëmeve.

Ne kemi zgjidhur me kohë  dhe me sukses investitorët startegjikë në këtë industri, duke garantuar të ardhmen e saj dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Ne u bëmë anëtarë të Shoqatës së Sigurimeve të Europës – Insurance Europe, duke i garantuar konsumatorëve shqiptar, jo vetëm garanci financiare, por edhe standarde europiane në produktet e ofruara.

Ne shërbejmë si një infrastrukturë për shkëmbimin e informacionit dhe të përvojës së akumuluar të anëtarëve tanë.

Ne promovojmë besnikëri dhe besim në industrinë e sigurimeve në vend, duke punuar fuqimisht e në mënyrë të vazhdueshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi rolin e siguruesve dhe të risiguruesve në ofrimin një sigurimi të sigurtë ndaj një komuniteti.

Ne mbështesim dhe promovojmë, si ekspertë dhe përfaqësues të zërit të të gjithë industrisë së sigurimit në vend, një treg të hapur dhe konkurrues në përfitim të klientëve shqiptar.

Bazuar në vizionin tonë të qartë, në planet tona strategjike,ne po punojmë te fokusuar drejt një prioriteti shumë të rëndësishëm siç janë sigurimet vullnetare.

Duke ju falenderuar përzemërsisht për besimin dhe besnikërinë tuaj ndaj nesh, dëshiroj që në emër të të gjithë përfaqësuesve të shoqërive të sigurimit në vend dhe të organeve të tyre vendimmarrëse duke ritheksuar edhe një herë se tashmë është fakt që:

Ne nuk jemi një retorikë!
Ne jemi një realitet i prekshëm!

Të sigurohesh do të thotë të veprosh si një qytetar i përgjegjshëm ndaj komunitetit ku jetoni si edhe që t’i gëzoheni një jete më të sigurt, më të paqtë, më të mirë dhe me një të tashme dhe të ardhme të garantuar!

Sinqerisht,

Avni PONARI
Kryetari i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë

z. Avni PONARI

Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë

Lëkundje e fortë sizmike në Mal të Zi, ndihen deri në Tiranë/ Pse na nevojitet Sigurimi nga Tërmeti?

Dëme dhe viktima/ Moti i keq përfshin Europën. Sigurimet, mbrojtja e vetme financiare

7-8 Marsi/ Tregoni dashurinë që keni për mësuesen, nënën, bashkëshorten dhe motrën me dhuratën e duhur. Ja propozimi ynë për ju