Rreth 400 banesa të përmbytura në Durrës/ Sigurimet, mburoja e vetme karshi fatkeqësive natyrore

Për shkak të reshjeve intensive të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur problematika.

Ka patur rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve si dhe prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”.

Uji ka depërtuar gjithashtu në oborret e disa shtëpive në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit” dhe Ish-Këneta. Niveli i ujit në Kanalin e Ujërave të Larta në unazën e qytetit ka arritur në një nivel kritik.

Sipas Mbrojtjes Civile, numri i banesave të përmbytura ka arritur në 400 me premisë të rriten në vazhdim.

Po ashtu, ka prani të ujit edhe në sipërfaqe bujqësore në njësinë administrative Sukth.

SIGURIMET, MBUROJA E VETME KARSHI FATKEQËSIVE NATYRORE

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë thatësira, intensifikim të zjarreve dhe po nxisin kushte atmosferike ekstreme me rrebeshe shiu dhe breshëri, përmbytje, stuhi ere etj.

Këto fenomene natyrore mund të shkatërrojnë shtëpi, biznese, automjete dhe kultura bujqësore, duke çuar jo pak qytetarë drejt një kolapsi financiar.

Për këto arsye, çdo individ apo biznes duhet të sigurojë asetet që zotëron për të qenë 100% i mbuluar në rast dëmi.

Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

Energjia elektrik: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);

Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);

Zjarri i shkaktuar nga rrufeja;

Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;

Zjarri i ardhur nga fqinji;

Etj…

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

Tërmeti

Breshëri

Përmbytja

Stuhia, etj.

Por “kapriçot” e  natyrës mund të dëmtojnë edhe automjete.

Dhe dëmet nga fatkeqësitë natyrore për automjetet mbulohen vetëm nga Sigurimi KASKO, i vetmi sigurim motorik vullnetar që mbulon edhe dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, siç janë jo vetëm përmbytjet, por edhe stuhitë apo breshëri.

Ky sigurim mbulon gjithashtu edhe dëmet që shkaktohen në parkim, dëmet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi, nga dëmtimet aksidentale si dhe vjedhjen e pjesshme dhe të plotë të tij.

MOS HARRONI! Është momenti të rikthejmë vëmendjen nha sigurimet nëse duam të jetojmë të qetë dhe të sigurtë.

Ekzistenca e një kontrate sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër. E nënshkruar nga të dyja palët ajo gjithmonë do të japë zgjidhje, duke mos e detyruar qytetarin të endet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.

Bota sot është kaq e zhvilluar edhe për faktin se janë tregjet e sigurimeve që rikthejnë çdo pasuri në gjendjen e mëparshme, pavarësisht vlerës që mund të ketë dëmi.

SIGUROHUNI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *