Siguroni pronën nga zjarri!

Siguroni pronën nga zjarri!

Dimri sapo trokiti, ndërsa bombulat e gazit që po përdoren në masë janë kthyer shpesh edhe në burim rreziku!

Vitin e shkuar psh mbi 520 banesa u shkrumbuan nga zjarri, si rezultat i shpërthimit të bombulave të gazit.Edhe në ditët e para të këtij viti, një shtëpi dykatëshe në fshatin Xibrakë në Njësinë Administrative Labinot Fushë në Bashkinë e Elbasanit, ështē  “pushtuar” nga flakët pak pas mesnatës.Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet, duke përfshirë të gjitha ambientet banesës. Ndërkohë nga flakët është djegur dhe një automjet.

Në vendngjarje për izolimin dhe shuarjen e zjarrit kanë shkuar tri automjete të shërbimit zjarrfikës, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, dëmet materiale të shkaktuara nga rënia e zjarrit kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha.

Edhe sa raste të tilla duhet të dëgjojmë për tu bindur që të sigurojmë pronën tonë?

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
  • Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji.

Mos harroni! 

Siguruesit mbulojnë kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit, ndërsa çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.

Mos lejoni që mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj, të cilën e keni ndërtuar me shumë mund.

Sigurohuni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *