Sigurimi i Përgjegjësive në turizëm/ Hajdarmataj në “Premium Channel”: Vijojnë anomalitë e tregut pasha kryesore mbetet tek sigurimet motorrike

Shqipëria është nga ato vende, që vitet e fundit, kanë hedhur vëmendjen nga sektori i turizmit, si një nga sektorët më të fuqishëm ekonomikë.
Shumë turistë të huaj vizitojnë vendin tonë, pa harruar turistët vendas dhe ata nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo vende të tjera të rajonit. Një sfidë e vërtetë për turizmin e një vendi të vogël si Shqipëria.
Për të zhvilluar këtë sektor dhe për të tërhequr sa më shumë turistë, duhet të merren përsipër shumë përgjegjësi. Ndaj, sipas ekspertëve të fushës, sigurimi i përgjegjësisë për hotelet dhe restorantet është jetik për çdo biznes.

A e njohim sa duhet këtë përgjegjësi?

Lidhur me këtë temë, i ftuar në “Zoom Travel”, në Premium Channel, ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, zonjës MIMOZA Hajdarmataj:

Filimisht Hajdarmtaj u ndal tek rëndësia e sigurimeve në përgjithësi. Shumica e njerëzve e lidhin fjalën sigurim me dëmin apo rriskun që përballet çdo ditë të jetës së tyre. Të gjithë ne qofshim biznes apo individë në përditshmërinë tonë përballemi me rrisqe të ndryshme të cilat me një policë sigurimi mund tja transferojmë kompanisë së sigurimit me të cilën kemi lidhur marrëveshje.
Kompanitë e sigurimit kundrejt një pagese të primit janë aty për tu përgjigjur menjëherë siç ngjarja ndodh për të kompesuar dëme qofshin këto shëndetsore apo pasurore.

Hajdarmatja u shpreh se në shqipëri ka një vështirësi të madhe të përthithjes së sigurimieve në krahasim me vendet e rajonit apo edhe të e Europës. Pjesën më e madhe njohin vetëm sigurimet motorrike edhe kjo për faktin se është një sigurim i detyrueshëm me ligj. Edhe në këtë rast shumë pak janë të ndërgjegjësuar që duhet të sigurojnë edhe veten. Gjë që çon në një disbalancë të madhe midis produketeve vullnetare dhe atyre të detyrueshme.

Përsa i përket Sigurimit të Përgjegjësive në turizëm zë një pjesë shumë të vogël të përqindjes së sigurimeve vullnetare. Sigurimi i përgjegjësive nuk është thjesht një sigurim por është një mekanizëm, ku çdo indivit apo biznes gjatë veprimtarisë së tij të përditshme mbart një përgjegjësi përpara ligjit kur një ngjarje shkakton dëm financiar apo shëndetësore.

Zonja Hajdarmataj gjithashtu foli edhe për rolin e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe sa ndikon ajo në promocionin e këtyre shërbimeve për sipërmarrjen.

Një nga rolet kryesore të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë është edukimi dhe ndërgjegjësimi i njerëzve rreth sigurimve. Pavarsisht fushatave të ndryshme nëpërmjet medjas, fushatave të ndryshme nëpër universitete, përsëri ndërgjegjsimi është shumë i ulët.
Por, a shet fatalitet? Si duket në shqipëri as fataliteti nuk shet sigurime, kjo gjë u vërtetua edhe pas tërmetit me pasoja katasrofale. Vetëm pesonat që mbanin një policë sigurimi u kompesuan që në momentet e para, ndërkoh që pjesa tjetër ju drejtua shtetit.

Jemi në një fazë ku ende është problem edukimi dhe vimë nga një mentalitet ku nëse ngjarja ndodh i drejtohemi shteti.
Duke pasur një fashë të tillë njerzish që presin vetëm nga shteti, atëherë edhe zgjidhja mund të vi nga shteti. Ku një pjesë e sigurimeve siç ështe edhe përgjegjesia ndaj palëve të treta të jenë të detyrueshme, për arsye se kjo ju vjen në ndihm personat që dëmtohen pa vullnetin e tyre.
Përsa i përket Sigurimit të Përgjegjësive në turizëm të gjitha njësitë qofshin ato të vogla, të mesme apo të mëdha të cilat përdorin për gatim bombula gazi por edhe ato që nuk i përdorin duhet me patjetër të kenë një sigurim të tillë. Kjo gjë mund të arrihet jo vetëm me një rishikim të legjislacionit por edhe me marrjen e masave të zbatimit të këtij legjislacioni në mënyrë rigoroze.

Vlersuesit e rrisqeve apo ekspertët e sigurimeve vijnë si këshillues te biznesi, duke vlersuar rrisqet që ky biznes ka probabilitet për ti ndodhur një dëm i caktuar. Ata nuk janë aty për të rritur kostot e biznesit por për ta mbrojtur atë nga rreziqet e mundshme. Ky është një plus për çdo biznes, pasi ka pasur raste ku ekspertët e sigurimeve kanë vlersuar rrisqe më mirë sesa vetë biznesi. Komanitë e sigurimeve blejnë rrisk tek bizneset, prandaj duhet të ketë një bashëpunim midis biznesit, kompanive të sigurimit si dhe strukturave kontrolluese të shtetit.

 

Ndiq intervistën e plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *