Monopatinat janë një mënyrë e shkëlqyer “green” për të udhëtuar, por kujdes sigurinë! Ja 10 rregullat që duhet të ndiqni

Monopatinat janë kthyer në një mjet transporti shumë i përdorshëm nga mijëra qytetarë, pavarësisht moshës që kanë.

Edhe në Tiranë, sheh çdo ditë mijëra qytetarë që përdorin këtë mjet modern, praktik dhe ekonomik transporti. Por nuk duhet të harrojmë edhe aspektin e sigurisë.

 

Më poshtë ju sjellim 10 rregulla të cilat duhet ti respektojmë sa herë përdorim një monopatinë.

  1. Pajisje mbrojtëse

 

Vishni një jelek fosforishent dhe mbani gjithmonë një helmetë në kokë

 

  1. Bëni praktikë

 

Praktikoni sa më shumë në një zonë ku nuk ka lëvizje. Për shembull në një parking.

 

  1. Shikueshmëria

Para se të niseni sigurohuni që dritat e monopatinës suaj janë të hapura.

 

  1. Vetëm një përdorues

Asnjëherë mos merrni dikë tjetër me ju. Monopatina nuk duhet të transportojë asnjë person tjetër

 

  1. Përqëndrimi

Qëndro i fokusuar në momentin që je duke lëvizur në rrugë. Mos e përdor nën efektin e alkoolit apo substancave të tjera të ndaluara.

 

  1. Rregullat e trafikut

Respekto në çdo moment rregullat e trafikut. Sinjalistikën horizontale dhe vertikale. Qëndro gjithmonë në korsinë e dedikuar dhe mos e tejkalo limitin e shpejtësisë.

 

  1. Pengesat

Sigurohu që gjatë rrugës suaj të mos ketë asnjë pengesë, e cila mund të sjellë pasoja për ju dhe për të tjerët

 

  1. Sinjalizimi me duar

Përdorni duart tuaja sa herë doni të lëvizni djathtas apo majtas

 

  1. Kryqëzimet

Sigurohuni të jepni sinjal mbi drejtimin se nga do të kaloni. Ndaj tregohuni të vëmendshëm nëse dritat e monopatinës suaj janë të ndezura.

 

  1. Parkimi

Parkojeni monopatinën tuaj në vendet e caktuara nga autoritetet lokale.

 

Këto janë 10 rregullat që duhet të ndiqni nëse dëshironi që çdo udhëtim i juaji në qytet me monopatinë të jetë i sigurt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *