VIDEO/ Zjarr në një pallat në Durrës. Sigurohuni dhe evitoni kostot financiare

Një apartament në lagjen numër 4 pranë Stacionit të Trenit në Durrës është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 7-katësh.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Ndërsa dëmet materiale janë jo të vogla.

 

 

PËRSE DUHET SIGURIMI I PRONËS?

Ky nuk është rast i veçuar, të cilin e dëgjojmë rrallë herë. Në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, çdo ditë dëgjojmë për banesa apo biznese që digjen për shkaqe të ndryshme.

Por dëmet kush i paguan? Pasi të gjithë e dimë se dëmet që le pas një zjarr janë të mëdha.

Shtëpia është mes investimeve më të rëndësishme në jetë dhe si e tillë ajo duhet mbrojtur.

Fatkeqësitë dhe ngjarjet e paparashikuara nuk mund të parandalohen, por ajo që mund të parandalojmë ne janë kostot financiare kur këto ngjarje dëmtojnë pronën tonë.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI I PRONËS NGA ZJARRI?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

– Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
– Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
– Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
– Zjarri i ardhur nga fqinji.

Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?

Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri e ofrojnë me një çmim që nuk shkon më shumë se një kafe në ditë.

Mos prisni më! Sigurohuni dhe evitoni kostot financiare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *