Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri, Janar-Mars 2024

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-mars 2024 kapën vlerën 5,227 milionë lekë, ose 1.68% më shumë se në janar-mars 2023.

Gjatë periudhës janar-mars 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 310,847 me një rritje prej 8.96% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.99% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës zenë 8.93% dhe risigurimi 0.076%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë
42.30% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.70% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-mars 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,996 milionë lekë, ose 23.88% më shumë se në periudhën janar-mars 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-mars 2024 kapën vlerën 1,358 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 17.57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

RAPORTI I PLOTË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *