Digjen dy apartamente në Korçë dhe Pogradec/ Mos luani me zjarrin! Siguroni pasuritë tuaja

Në pak minuta diferencë dhe pak kilometra larg njëra-tjetrës, dy apartamente u përfshinë nga flakët pasditen e djeshme në qytetin e Korçës dhe të Pogradecit, duke lënë pas dëme të mëdha materiale.

 

Ditët e fundit, për shkak edhe të mjeteve ngrohëse, zjarret në banesa apo biznese kanë qenë të shpeshta duke na risjellë edhe një herë në vëmendje rëndësinë që ka Sigurimi i Pronës.

 

Investojmë paratë e një jete për të blerë një banesë apo ndërtuar një shtëpi por kursejmë shuma modeste për ta siguruar atë, në një vend si Shqipëria, mjaft e ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore por edhe një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

 

Nga cilat rreziqe mund të sigurohet një shtëpi apo apartament?

 

– Zjarri

 

– Rrufeja

 

– Eksplozioni aksidental që shkakton zjarr në pronë

 

– Tërmeti;

 

– Përmbytja, shirat, breshëri;

 

– Rrjedhja e tubacioneve të ujit të shkaktuara nga prishja e tubacioneve nga i ftohti ose mbipresioni i ujit;

 

– Vjedhja me thyerje te masave mbrojtese;

 

– Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta (dëme që i shkaktoni palëve të treta si komshinj ose të afërm që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj).

 

Çfarë përfitojmë nga ky sigurim?

 

Sigurim i përgjithshëm: Ky sigurim do t’ju mbulojë për humbjet materiale të shkaktuara nga zjarri dhe termeti. Nuk ka më nevojë të shqetësoheni për riparimet e shtrenjta pas një ngjarjeje të papritur.

 

Paqëndrueshmëri e jetës: Nëse jeni të detyruar të lini shtëpinë tuaj për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri ose termeti, sigurimi do t’ju mbulojë shpenzimet për strehim dhe ushqim për një periudhë të caktuar.

 

Sigurim për pasuritë personale: Sigurimi do t’ju mbulojë edhe për humbjen e pasurive personale, siç janë pajisjet elektronike, mobiljet, pajisjet sportive, dhe shumë më tepër.

 

Kostoja? Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri e ofrojnë këtë sigurim kaq të rëndësishëm për shuma shumë modeste, që nisin me vetëm 5,000 Lekë në vit.

 

MBRONI PASURITË TUAJA DUKE U SIGURUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *