Minatori aksidentohet në minierën e Bulqizës/ Pse sigurimi i punonjësve nga aksidentet është jetik për Shqipërinë

Në Shqipëri, çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë shpesh mbeten në hije, edhe pse lajmet për punëtorë të aksidentuar apo që kanë humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës janë të shpeshta. Tragjeditë në ndërtim, miniera, fasoneri dhe sektorë të tjerë tregojnë se mungon një kulturë e vërtetë e sigurisë në punë, si nga institucionet, ashtu edhe nga vetë bizneset.
Vetëm gjatë vitit 2022, sipas shifrave zyrtare, janë regjistruar 184 punëmarrës të aksidentuar, prej të cilëve 32 kanë humbur jetën. Në vitin 2021 numri i jetëve të humbura ishte 31. Shifrat janë alarmante, por përtej tyre mbeten edhe dhjetëra raste të tjera që nuk raportohen kurrë. Reagimet institucionale shpesh kanë qenë formale, ndërsa bizneset janë mjaftuar me masa të pjesshme sigurie, pa ndryshuar thelbin e problemeve.
Një rast i fundit në Bulqizë e nxjerr qartë në pah këtë situatë. Një minator 50-vjeçar u rrëzua aksidentalisht gjatë punës dhe përfundoi me fraktura të shumta. Për fat, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së shpejtë të kolegëve dhe mjekëve. Por jo gjithmonë fatkeqësitë mbyllen me lajme pozitive.
Kjo realitet e bën edhe më të dukshme nevojën për një qasje të re. Një punonjës i sigurt është jo vetëm një punonjës i mbrojtur fizikisht, por edhe një njeri që kthehet i qetë te familja e tij. Po ashtu, një biznes që kujdeset për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve është një biznes më i qëndrueshëm, më i besueshëm dhe më produktiv.
Pikërisht këtu hyn në lojë Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet. Ky sigurim nuk është thjesht një dokument formal, por një garanci reale që mbështet financiarisht punëtorin dhe familjen e tij në momentet më të vështira.
Çfarë mbulon sigurimi i punonjësve nga aksidentet?
Humbjen e jetës në rast aksidenti, ku përfitues janë familjarët.
Paaftësinë e përhershme nga një aksident, që sjell invaliditet dhe humbje të aftësisë për punë.
Paaftësinë e përkohshme, me një shpërblim ditor në masën e pagës.
Shpenzimet mjekësore në rast aksidenti.
Ky sigurim mund t’i ofrohet çdo biznesi – nga minierat, ndërtimi dhe fasoneritë, deri te restorantet, piceritë apo gomisteritë – si edhe çdo individi që punon në kushte të vështira, si minatorë, elektricistë, shoferë apo punëtorë ndërtimi.
Përfitimet janë të qarta:
Garanci financiare për punonjësit dhe familjet e tyre.
Mbështetje konkrete në rast paaftësie ose shpenzimesh mjekësore.
Qetësi morale për punëdhënësin, i cili siguron njerëzit e tij.
Siguri për biznesin, duke përmbushur edhe detyrimet ligjore.
Në Shqipëri është koha të ndërtohet një kulturë e re sigurie në punë. Sigurimi i punonjësve nga aksidentet nuk duhet parë si shpenzim shtesë, por si investim në jetë, në dinjitet dhe në zhvillim të qëndrueshëm. Sepse vetëm duke e vënë njeriun në qendër, shoqëria jonë mund të ecë përpara.