Situata nga zjarret në vend, reagon SHSSH: Qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe

Temperaturat e larta dhe zjarret e raportuara në ditët e fundit në disa zona të vendit rikujtojnë se rreziku për banesat, bizneset dhe pronat është real, veçanërisht gjatë sezonit veror.
Një zjarr mund të përhapet me shpejtësi dhe të shkaktojë dëme të konsiderueshme materiale brenda pak minutash. Përballë ngjarjeve të tilla, masat parandaluese janë mbrojtja e parë, ndërsa sigurimi i pronës përbën një mbështetje të rëndësishme financiare për rikuperimin pas dëmit.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, të respektojnë rregullat për parandalimin e zjarreve dhe të informohen mbi mbulimet që ofrojnë produktet e sigurimit të pronës.
Sigurimi i pronës mund të mbulojë dëmet e shkaktuara nga zjarri dhe, në varësi të kushteve të policës, edhe nga rreziqe të tjera të parashikuara në kontratën e sigurimit. Njohja e këtyre mbulimeve është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e investimeve dhe të pasurisë së krijuar ndër vite.
Në një kohë kur fenomenet ekstreme po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ndërtimi i një kulture të menaxhimit të rrezikut është përgjegjësi e përbashkët.
Sigurimi nuk mund ta ndalojë një zjarr të ndodhë, por mund të ndihmojë që pasojat financiare të mos rëndojnë mbi familjen apo biznesin në momentet më të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *