Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për janar – gusht 2025

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar – gusht 2025 kapën vlerën 17,906 milionë lekë, ose 9.53% më shumë se në janar – gusht 2024. Gjatë periudhës janar – gusht 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,116,204 me një rritje prej 6.12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.57% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.40% dhe risigurimi me 0.026% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.16% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.84% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar – gusht 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,468 milionë lekë, ose 2.27% më pak se në janar – gusht 2024.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar – gusht 2025 kapën vlerën 4,195 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 2.59% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – gusht 2025 arritën rreth 11,074 milionë lekë, ose 12.76% më shumë se në janar – gusht 2024.
Produkti MTPL e brendshme, në janar – gusht 2025, pati një rritje prej 13.57 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.03% krahasuar me janar – gusht 2024.
Produkti Karton Jeshil në janar – gusht 2025 pati një rritje prej 12.02% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 4.82% krahasuar me janar – gusht 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në janar – gusht 2025, pati një ulje 1.54% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar – gusht 2024 dhe numri i kontratave u ul me 1.92%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar – gusht 2025 arritën rreth 6,833 milionë lekë, 4.66 % më shume se janar – gusht 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 7.44% krahasuar me janar – gusht 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – gusht 2025, patën një rritje me 2.44% kundrejt janar – gusht 2024.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar – gusht 2025 siguruan mbi 2,877 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 69.58%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 20.95% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar – gusht 2025, vihet re një ulje prej 2.16% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.24% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar – gusht 2024.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë janar – gusht 2025, arritën në rreth 988 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 0.45% në krahasim me janar – gusht 2024.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janar – gusht 2025, arritën rreth 1,504 milionë lekë, ose 13.47 % më shumë se janar – gusht 2024..
*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë janar – gusht 2025 u ulën me 2.27% krahasuar me janar – gusht 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 4,195 milionë lekë, apo 76.72% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Dëmi Mesatar i Paguar në sigurimin Motorik
| Emërtimi | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
| (në %) | |||
| Janar – Gusht | 2024 | 2025 | 25/`24-1 |
| Dëmi mesatar | |||
| MTPL e brendshme | 156 | 162 | 3.79 |
| Karton Jeshil | 1,082 | 586 | (45.86) |
| Kasko | 112 | 120 | 7.10 |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për janar – gusht 2025, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar raportin e plotë statistikor (në versionin Excel) për janar – gusht 2025, ju lutemi klikoni këtu.
[1]Tek dëmet e paguara janë përfshirë dhe Dëmet objekt Fond i Kompensimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit