Aksident tragjik i mori jetën 72 vjeçares në Tiranë, mësoni si aktivizohen siguracionet

Një aksident me pasoja fatale është regjistruar në qendër të Tiranës, pranë ish Ekspozitës dhe afër Gjykatës së Tiranës, ku një autobot UKT-së ka përplasur një grua që lëvizte me motoçikletë.

Si pasojë përplasjes, drejtuesja motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje. Rrethanat aksidentit nuk janë ende të qarta dhe pritet zbardhja plotë nga autoritetet përkatëse.

Nga perspektiva sigurimeve, kjo ngjarje ngre disa çështje të rëndësishme që lidhen me mbulimin riskut dhe përgjegjësinë:

Së pari, automjeti përfshirë, duke qenë mjet një ndërmarrjeje publike, duhet të jetë pajisur me sigurim të detyrueshëm të përgjegjësisë civile (TPL), cili mbulon dëmet ndaj palëve të treta, përfshirë humbjen jetës. Në këtë rast, familjarët viktimës kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim sipas legjislacionit në fuqi.

Së dyti, do të jetë vendimtare përcaktimi fajësisë nga organet hetimore dhe ekspertiza rrugore. Përcaktimi përgjegjësisë ndikon drejtpërdrejt në mënyrën dhe masën kompensimit nga kompania sigurimit. Edhe sikur mjeti shkaktar të mos jetë i siguruar, familjarët e viktimës mund t’i drejtohen Byrosë me kërkesën dëmshpërblyese. Duhet që hetimi të nxjerrë se motorçikleta e drejtuar nga zonja e ndjerë, të mos ketë qenë shkaktarja e aksidentit. Nëse ekspertiza mbështet këtë version, familjes së të ndjerës i lind e drejta të kërkojë dëmshpërblim nga siguracioni i mjetit shkaktar, në këtë rast, i supozuar: mjeti autobot i UKT.

Së treti, në raste të tilla, rëndësi ka edhe ekzistenca sigurimeve shtesë, si sigurimi kasko për mjetin apo sigurimi jetës/aksidenteve personale për drejtuesen motoçikletës, të cilat mund të ofrojnë mbulim financiar shtesë për familjen.

Gjithashtu, ngjarja rikthen në vëmendje rëndësinë menaxhimit të riskut nga institucionet publike dhe kompanitë, përfshirë trajnimin drejtuesve të mjeteve, respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit dhe mirëmbajtjen teknike të automjeteve.

Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat plota të aksidentit por apeli i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë është për kujdes të shtuar në qarkullim, më shumë vëmendje dhe zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *