MINIKASKO mbrojtje e zgjuar, që nuk duhet keqpërdorur: Mos prano fajësi pa faj

Nëse TPL, siguracioni i detyrueshëm motorik, mbulon vetëm dëmet ndaj të tretëve, çfarë ndodh me makinën tënde kur aksidenti është faji yt?

Përgjigjja është e thjeshtë: dëmin e paguan vetë. Dhe në rastet më të rënda, kjo mund të nënkuptojë edhe blerjen e një makine të re.

Këtu hyn në lojë zgjidhja praktike: siguracioni MINIKASKO.

Me një kosto shumë të ulët, përfiton mbulim për dëmet në mjetin tënd, edhe kur je vetë shkaktar i aksidentit. Kjo është një mbrojtje reale për situata që ndodhin çdo ditë, sidomos në aksidente “mjet me mjet”, në rrugë automobilistike dhe në lëvizje, që përbëjnë edhe tre parakushtet e aktivizimit të siguracionit MINIKASKO.

Por ajo që e bën këtë produkt vërtet të vlefshëm është përdorimi i drejtë.

MINIKASKO është krijuar për të të mbrojtur, jo për t’u keqpërdorur. MINIKASKO nuk duhet të jetë një arsye për të marrë përsipër faje që nuk i ke, vetëm sepse mendon se siguruesi do të mbulojë dëmin.

Përkundrazi, një sjellje e tillë përbën mashtrim.

Legjislacioni shqiptar parashikon dënime të rrepta për mashtrimin në sigurime.

Nga ana tjetër, përveçse do të ndëshkoheni me rritje të primit të sigurimit TPL për vitin e ardhshëm, kompania ka të drejtën të refuzojë çdo dëm që nuk dokumentohet në mënyrë të rregullt.

Prandaj, apeli është i qartë! Përdore MINIKASKO-n ashtu siç duhet: si një garanci sigurie për veten dhe makinën tënde, si një supermundësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *