Memorandum bashkëpunimi mes Shkollës Teknike-Ekonomike Tiranë dhe Shoqatës së Siguruesve: Edukimi profesional në qendër të vëmendjes

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, e përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme znj. Mimoza Hajdarmataj, nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me Shkollën Teknike Ekonomike Tiranë.
Ky bashkëpunim synon forcimin e marrëdhënieve ndërmjet arsimit profesional dhe sektorit të sigurimeve, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillimin e praktikave profesionale, shkëmbimin e njohurive dhe aftësive, si dhe orientimin e nxënësve drejt kërkesave të tregut të punës.
Përmes kësaj nisme, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë riafirmon angazhimin e saj për të mbështetur edukimin profesional, zhvillimin e kompetencave praktike të të rinjve dhe ndërtimin e urave të qëndrueshme të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe industrisë së sigurimeve.
Ky memorandum përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të reja për formimin profesional të nxënësve dhe përgatitjen e tyre për një integrim sa më të suksesshëm në tregun e punës