Njoftimi për shtyp

3 Qershor 2021

Me datën 2 Qershor 2021 zhvilloi punimet online Asambleja e Përgjithshme e “Insurance Europe”, pjesë e së cilës është edhe Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.

Në këtë event, si përfaqësues të Shoqatës së Sigurimeve të Shqipërisë morën pjesë Z.Avni Ponari, Kryetar i Shoqatës dhe Z. Edvin Libohova, Sekretar i Përgjithshëm i saj.

Asambleja e Përgjithshme e Sigurimeve të Evropës votoi unanimisht për zgjatjen e mandatit të Z.Andreas Brandstetter si President edhe për tre vjet të tjera (2021-2023). Z Brandstetter është zgjedhur President i Insurance Europe në Maj të vitit 2018.

Andreas i është bashkuar industrisë së sigurimeve në vitin 1997, në fillim si asistent i CEOs së kompanisë UNIQA, duke u bërë më pas edhe anëtar i bordit të menaxhimit. Qysh prej vitit 2011 ai mban edhe pozicionin e kryetarit dhe CEO i UNIQA Insurance Group.

Duke komentuar mbi rikonfirmimin e tij në krye të Insurance Europe, Z.Brandstetter tha:

“Jam thellësisht i nderuar që më kërkuan të vazhdoj në rolin tim si President i Insurance Europe.

Shoqëria po përballet me sfida të mëdha dhe industria e sigurimeve ka një rol kryesor për luajtur në përballimin e këtyre sfidave. Ne gjithashtu përballemi me një axhendë të ngjeshur ndryshimesh legjislative për një sërë temash, ku tregu i sigurimeve do të përpiqet të kontribuojë, sic janë temat mbi ndryshimet klimaterike, katastrofat, axhenda dixhitale si dhe rishikimin e Solvency II. Prandaj, do të vazhdoj angazhimin tim për të siguruar që zëri ynë të dëgjohet në këto diskutime të rëndësishme.”

Në të njëjtën kohë, Asambleja zgjodhi Z.Sandro Panizza, si zv.President të Insurance Europe.

Panizza është pjesë e “Generali Group” qysh prej vitit 2013. Duke komentuar emërimin e tij, Z.Panizza tha:

“Jam i kënaqur që jam zgjedhur për të përfaqësuar industrinë e sigurimeve.

Tregu i Sigurimeve luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shoqërive tona, qoftë si investitorë afatgjatë por edhe si bartës të rreziqeve financiare. Prandaj, jam i kënaqur që do të punoj me kolegët e tjerë, për të përfaqësuar industrinë tonë gjatë mandatit tim si zëvëndëspresident.”

Insurance Europe është Federata Evropiane e sigurimeve dhe risigurimeve. Insurance Europe ka selinë e saj në Bruksel dhe ka 37 anëtarë, të cilët përfaqësojnë rreth 95% të të ardhurave totale të primeve në Europë. Tregu i sigurimeve jep një kontribut të madh në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendeve europiane.

Siguruesit europianë paguajnë rreth 1 trilion euro dëme në vit, kanë të punësuar drejtpërdrejtë rreth 950 mijë punonjës dhe investojnë mbi 10,4 trilion euro në ekonomi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *