Kujdesi ndaj rreziqeve të shtuara të drejtimit të automjetit gjatë verës!

Ndërsa stina e dimrit shoqërohet shpesh me kushte të rrezikshme drejtimi për shkak të ngricave dhe borës, edhe vera ka rreziqet e veta.
Nga ndërtimet në rrugë deri te shoferët që tërheqin varkat dhe makinat e kampingut, fluksi i madh i makinave në qarkullim etj. rreziqet e shtuara gjatë verës kërkojnë që drejtuesit të jenë vigjilentë dhe të ngasin me kujdes të shtuar.

Fluksi i emigrantëve që vijnë gjatë sezonit të verës, bëhet shkak për shtimin e numrit të aksidenteve në rrugë. Gjithashtu emigrantët zënë vendin e parë edhe për numrin e të aksidentuarve në vend gjatë këtij sezoni veror. Kjo vjen për shkak të pakujdesisë së tyre dhe moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Aksidentet e rrugore vrasin më shumë njerëz se çdo lloj aksidenti në vendin e punës.

Sipas INSTAT, aksidentet rrugore, në 90,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, numërohen 581 aksidente rrugore nga ku numri i të aksidentuarve është 821 persona dhe numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 89 persona.

Meqenëse drejtuesit e mjeteve shkaktojnë më shumë se 90 për qind të aksidenteve me automjete, lind nevoja e tërheqjes së vëmëndjes së tyre të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e shtuara të verës dhe të marrin masa të ngasin mjetin në mënyrë të sigurt për vete dhe të tjerë.

Ja disa prej rreziqeve prej të cilave duhet të keni kujdes:

| Rreziku nr. 1: Ndërtimet në rrugë që zakonisht bëhen në sezon veror sjellin trafik të shtuar

Vonesat në trafik dhe devijimet, e shkaktuara nga ndërtimet/ rregullimet në rrugë, përkeqësojnë situatat në trafik. Është e rëndësishme që drejtuesit e mjeteve të jenë të durueshëm dhe vigjilentë dhe të ndajnë rrugën me të tjerët.

Për të garantuar sigurinë më të lartë në zonat e punës, drejtuesit e mjeteve duhet:

1. Ose të shmangin zonat e ditura ku ka pynime në rrugë ose të parashikojnë vonesën dhe të mos nguten.
2. Gjeni një rrugë alternative ose rregulloni orarin e punës për të shmangur rreziqet ose vonesat.
3. Ndiqni tabelat dhe shenjat në rrugë.
4. Ngadalësoni shpejtësinë, rrisni distancën me automjetet pasuese dhe shmangni shpërqendrimet.

| Rreziku nr. 2: Motoçikletat në lëvizje

Me rritjen e numrit të motoçikletave në rrugë, rritet edhe mundësia për përplasje me to. Ka më shumë motoçikleta në rrugë tani se një dekadë më pare.

Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë parasysh sa vijon kur e ndajnë rrugën me motoçikleta:

1. Jini më të vetëdijshëm: motoçikletat mund të jenë të vështira për t’u parë dhe mund të zhduken. Gjithashtu, mund të jetë e lehtë të gjykohet gabimisht shpejtësia e një motoçiklete.
2. Shikoni dy herë për t’u siguruar që një motoçikletë është në një distancë të sigurt nga automjeti juaj.
3. Ndiqni motoçikletat në distanca më të mëdha, pasi motoçikletat mund të ndalojnë më shpejt se automobilat.

 

| Rreziku nr. 3: Biçiklistët dhe skuterat mund të jenë të vështira për t’u parashikuar

Ashtu si motoçikletat, biçikletat dhe skuterat mund të jenë të vështira për t’u parë dhe ato mund të jenë precedentë për një aksident.

Për të mbajtur të sigurt personat që ngasin biçikletat dhe skuterat:

1. Kuptoni rregullat e qarkullumit dhe mendoni që edhe biçikletat apo skuterat kanë të njëjtat të drejta si automjetet.
2. Jepuni biçikletave dhe skuterave hapësirë—respektoni të drejtat e tyre për të përdorur rrugën.
3. Kujdesni veçanërisht kur hapni derën dhe bëni kthesat djathtas në kryqëzime.
4. Trajtoni biçikletat njësoj si automjetet që lëvizin ngadalë. Jepuni çiklistët 3 këmbë hapësirë kur kalojnë. Kur ndiqni një çiklist, jepini shumë hapësirë nëse ndryshojnë drejtim ose ndalojnë.

|Rreziku nr. 4: Këmbësorët e shpërqendruar

Zgjatja e ditës dhe temperaturat e larta i bëjnë njerëzit të dalin nga shpia. Ecja e shpërqendruar e njerëzve,shpesh të fokusuar në pajisjet e tyre celularë, vetëm sa rrit rreziqet e këmbësorëve.

Për të garantuar sigurinë e këmbësorëve, drejtuesit e mjeteve duhet

1. Kujdes nga këmbësorët gjatë natës, veçanërisht në zonat urbane.
2. Ndaloni për këmbësorët në vendkalimet e këmbësorëve dhe mos kaloni kurrë një automjet të ndaluar në vendkalim pasi këmbësorët mund të jenë duke kaluar rrugën.
3. Kontrolloni për këmbësorë më shumë se një herë përpara se të nisni mjetin.
4. Kujdes për këmbësorët që mund të shpërqendrohen gjatë ecjes, pasi ecja e hutuar ka qenë faktor në disa incidente.

Ka edhe lloje të tjera rreziqesh gjatë verës që duhen marrë parasysh, si p.sh. shoferët që nuk janë të njohur me rrugët lokale dhe shoferët e rinj të cilëve mund t’u mungojë përvoja në timon. Përveç kësaj, pushuesit e verës mund të drejtojnë automjete të mbingarkuara me xhama të penguar dhe shoferët mund të jenë të privuar nga gjumi nga ditët më të gjata dhe aktivitetet që shtrihen gjatë natës.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë bën apel gjithë përdoruesve të rrugës, veçanarisht drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes gjatë drejtimit!
Keni përgjegjësi për veten dhe të tjerët, kur niseni për diku, të ktheheni shëndosh e mirë pranë familjeve tuaja!

Sigurohuni për t’ju bërë ballë të pariturave. Siguroni asetet tuaj me vlerë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *