Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë shanset që trajtimi të ketë sukses. Prandaj është shumë e rëndësishme të kontrolloni rregullisht gjinjtë tuaj dhe të vizitoni mjekun nëse vëreni ndonjë ndryshim.
Check-up-et e rregullta ndihmojnë me zbulimin dhe trajtimin e tij në një fazë të hershme.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme të kancerit të gjirit përfshijnë:
- Një gungë (kokërr) ose ënjtje në gji, sipër gjoksit ose në sqetull (mund të ndjeni gunga por jo ta shihni)
- Ndryshime në lëkurë, si puçërr ose si tip vrime apo gropëz
- Ndryshime të ngjyrës së gjirit – gjoksi mund të duket i kuq ose i inflamuar
- Ndryshime në thithë, për shembull e futur brenda (e përthithur)
- Çdo lloj lëngu (rrjedhje) e pazakonshme nga secila prej thithave
Dhimbja e gjoksit nuk është zakonisht një shenjë e kancerit të gjirit. Por kini kujdes nëse dhimbjet vazhdojnë për një kohë të gjatë.
Nëse dalloni një ndryshim në gjoksin tuaj nuk do të thotë domosdoshmërisht që keni kancer të gjirit dhe shumica e ndryshimeve të gjirit nuk janë shkak i kancerit të gjirit. Por është e rëndësishme të kontrolloheni për çdo gjë që vëreni.
Si të vetë-kontrolloheni
Vetë-kontrolli zgjat vetëm disa minuta. Nuk ka teknikë të veçantë dhe nuk keni nevojë për trajnime për të kontrolluar gjoksin tuaj.
Kontrolloni të gjithë zonën e gjirit, përfshirë gjithë zonën e gjoksit dhe sqetullat.
Këtë duhet ta bëni rregullisht, në mënyrë që të vëreni ndryshimet nëse do keni.
Është aq e thjeshtë sa “PShk” : Prek, shiko, kontrollo.
Prek gjoksin: a ndjeni diçka të pazakontë?
Shiko për ndryshime: a duket ndonjë gjë ndryshe?
Kontrollo çdo ndryshim me mjekun tuaj.
Një gungë (kokërr) ose ënjtje në gji, gjoks të sipërm ose sqetull
Ndryshime në lëkurë, si puçërr ose si tip vrime apo gropëz
Ndryshime të ngjyrës së gjirit – gjoksi mund të duket i kuq ose i inflamuar
Ndryshime në thithë, për shembull e futur brenda (e përthithur)
Skuqje ose gërvishtje rreth thithës
Çdo lloj lëngu (rrjedhje) e pazakonshme nga secila prej thithave
Ndryshimet në madhësinë ose formën e gjirit
Dhimbje në gji ose në sqetull të cilat zgjasin më shumë se zakonisht
A keni ndierë ndonjë nga simptomat e mësipërme? Nëse po, sigurohuni që të kontrolloheni sa më shpejt nga mjeku.
Niveli i riskut në Shqipëri
Incidenca e standartizuar sipas moshës për kancerin e gjirit në Shqipëri është më e ulët se në vendet e Bashkimit Europian por më e larë se vendet e Mesdheut Lidhor.
Prirja e kancerit të gjirit në vendin tonë është i ngjashëm me atë të vendeve të tjera me të ardhura të mesme, në të cilat incidenca ka qënë në rritje gjatë tre dekadave të fundit, kjo për shkaqe të ndryshme, kryesisht te lidhura me rritjen e moshës mesatare, urbanizimit dhe ndryshimeve në stilin e jetesës.
Në periudhën 2015 – 2019 në Shqipëri janë diagnostikuar pothuaj 700 raste të reja në vit me kancer gjiri, me një prirje të lehtë në rritje. Për të njëjtën periudhë shtrimet spitalore të lidhura me kancerin e gjirit janë rritur me rritme akoma më të larta.
Nga 328 shtrime për 100 mijë banore në 2015, u raportuan 463 shtrime në spital per 100 mijë banorë në vitin 2019.
Në Shqipëri vlerësohet të jetojnë mbi 8,000 gra të cilat kanë qenë diagnostikuar në të shkuarën me kancer gjiri.
Prek , Shiko , Kontrollo