Shpërthen bombula e gazit në Fier, “shkrumbohet” nga flakët banesa në katin e 3 të pallatit. Sigurimi i pronës nga zjarri jetik për këdo!
Një bombol gazi ka shpërthyer në Fier. Mësohet se një banesë në katin e tretë të një pallati ka marrë flakë për shkak të shpërthimit të bombolës. Shpërthimi i bombolës ka shkakruar dëme të shumta material.
Sa herë shohim lajme te tilla na lind pyetja: “Sa familje shqiptare ndodhen para këtij rreziku?”
Padyshim që janë shumë dhe si rrjedhojë ky fakt i lë ata të zbluar dhe të pa mbrojtur.
Po pse është i rëndësishëm sigurimi i pronës nga zjarri?
Sigurimi nga zjarri është ndoshta një nga sigurimet që i shërben gamës më të gjerë të shërbimeve të sigurimit.
Sigurimi nga zjarri është një shërbim sigurimi që mund të preferohet për shtëpinë, vendin e punës, magazinë, zona të brendshme dhe të jashtme ose çdo vend që mund të mendoni.
Shtëpia juaj ose Prona juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i saj nga zjarri, ju mbron nga një shkatërrim financiar. Nëse ju keni një kredi, juve do t’ju kërkohet automatikisht që të blini sigurimin e shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një kredi të tillë. Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.
Cilat janë mbulimet?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.
Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:
- Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
- Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji.
Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.
Çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.
Sigurimi i pronës nga zjarri jetik për këdo!
Sigurohuni përpara se të jetë shumë vonë!