Shifra alarmante të aksidenteve, Hajdarmataj: Shqipëria mbetet mbi normën mesatare të BE sa i takon fataliteteve, 120 të vdekur ose dëmtuar rëndë vetëm në dhjetor të 2022
Aksidentet rrugore mbeten një fenomen shumë shqetësues sa i takon shoqërisë shqiptare. Mimoza Hajdarmataj, nga Shoqata e Siguruesve Shqiptar në një intervistë për gazetaren Mirilda Tili ka thënë se për vitin 2022, ka pasur 1599 raste me humbje jete apo dëmtime të rënda në shëndet.
Ndërkohë të larta kanë qenë aksidentet në muajin dhjetor, ku ka pasur 120 raste, humbje jete apo persona që kanë marrë lëndime të rënda, të dhëna këto të raportuara nga INSTAT.
Hajdarmataj: Të dhënat e INSTAT janë alarmante, duhet një sensibilizm i të gjithë aktorëve dhe isntitucioneve për të parandaluar këtë vlerë. Shqipëria renditet me normë fataliteti nga aksidentet më të lartë sec e ka BE. 1599 është numri i perosnave të vrarë, që kanë pësuar raste vdekje apo dëmtimë të rënda nga aksodentet në 2022.
Në totalin e dëmeve po vecojmë atë shëndetësor nga ajo pasuror.
1599 humbje jetë apo dëmtime të rënda shëndetësore në 2022. INSTAT ka prodhur një statistikë vetëm për dhjetor 2022, për një muaj ka 120 persona ose humbje jete ose të lënduar rëndë nga aksidentet. Shqipëria mbetet mbi normën mesatare të BE sa i takon fataliteteve.
Në rastet kur personi nuk ka qenë shkaktar kompanitë e sigurimit e trajtojnë dhe japin dëmshpërblimin e caktuar. Nëse drejtuesi i mjetit nuk ka qenë faktor do të jetë përfitues i vlerës që është caktuar sipas ligjit.
Ndërkohë sipas saj problem mbeten edhe sekserët që shkojnë në aksident, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga dëmshpërblimi që u takon palëve të aksidentuara. Sipas Hajdarmataj, ka pasur raste kur është tjetërsuar edhe ngjarja, duke lëkundur kështu besimin te kompanitë e sigurimit.
Hajdarmataj: Por problem janë sekserët të cilër përfitojnë, këta persona bien pre e tyre, të cilët, qëllim kanë për të përfituar nga ai dëmshpërblim që u takon sipas ligjit, kemi pasur raste që është tjetërsuar ngjarja, janë bërë ekspertiza joreale. Në këtë mënyrë është lëkundur besimi te kompanitë e sigurimit.
Ndiq intervistën e plotë:
Burimi: Faxweb