Shpërthen bombola e gazit, shembet një pjesë e banesës në Kuçovë. Nuk vazhdohet më me “Larg qoftë”
Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë fundjavës në Kuçovë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e një çifti të moshuarish, humbi jetën 84-vjeçarja ndërsa u dëmtua thuajse e gjitha ndërtesa.
Siç shihet edhe në fotot e mësipërme, vala goditëse e shpërthimit ka qenë shumë e fortë duke e kthyer shtëpinë në të pabanueshme.
Sa herë shohim lajme të tilla na lind pyetja: “Sa familje shqiptare ndodhen para këtij rreziku?”
Padyshim që janë shumë dhe si rrjedhojë ky fakt i lë ata të zbluar dhe të pambrojtur.
LARG QOFTË!
Me këto fjalë përpiqemi të largojmë gjithmonë nga vetja një parashikim të frikshëm apo një ngjarje të padëshiruar, por a ndikojnë vërtetë këto fjalë në ndryshimin e rrjedhës së jetës? A e pengon kjo “lutje” ndodhjen e ngjarjeve që duam të shmangim?
Larg qoftë sëmundja, larg qofshin aksidentet me makinë, larg qoftë tërmetet, larg qoftë zjarret por pavarësisht kësaj, aksidentet, tërmetet dhe zjarret ndodhin.
Por pyetja që ngremë të gjithë është se, çfarë mund të pengojë ndodhjen e ngjarjeve të tjera të papritura dhe të padëshiruara?
Jeta është e paparashikuar. Në gjithë paparashikueshmërinë e saj, njeriu nuk i është dorëzuar kurrë, por gjithnjë ka luftuar të gjendet i përgatitur përballë ndodhjes së ngjarjeve të mundshme. Ndër vite ka rritur vigjilencën ndaj sëmundjeve, ka ndërtuar sisteme për t’u mbrojtur nga kushtet atmosferike, ka ndërtuar banesa më të forta, ka përparuar në shkencën e mjekësisë e kështu me radhë, por nuk ka arritur dot të ndalojë katastrofat natyrore apo të shmangë vdekjen.
Individët, familjet apo bizneset përpiqen të ruajnë një fond rezervë për ngjarjet e jashtëzakonshme, por sado të kenë kursyer dhe vënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes mund të jetë shumë herë më e madhe se këto fonde emergjence.
Kështu, për të mbuluar riskun e mospërballimit financiar të ngjarjeve të papritura, shoqëritë e sigurimit kanë qenë mekanizmi mbrojtës i stabilitetit ekonomik të bizneseve dhe familjeve ndër shekuj. Nëpërmjet transferimit të këtij risku financiar, fitohet siguria e vazhdimësisë së jetës edhe në kushtet e pazakonta me të cilat mund të përballet i siguruari.
Sigurimi i Pronës i jep mundësinë familjeve apo bizneseve të vazhdojnë jetën e tyre aty ku e kanë lënë dhe riparimin e çdo dëmi, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.
Larg qoftë! por në çdo rast, është mirë që çdo pronë e jona të ketë një Siguracion.
Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Pronës nga Zjarri?
Sigurimi nga Zjarri është ndoshta një nga sigurimet që i shërben gamës më të gjerë të shërbimeve të sigurimit.
Sigurimi nga Zjarri është një shërbim sigurimi që mund të preferohet për shtëpinë, vendin e punës, magazinë, zona të brendshme dhe të jashtme ose çdo vend që mund të mendoni.
Shtëpia ose Prona juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i saj nga zjarri, ju mbron nga një shkatërrim financiar. Nëse ju keni një kredi, juve do t’ju kërkohet automatikisht që të blini sigurimin e shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një kredi të tillë. Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.
Cilat janë mbulimet?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.
Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:
- Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
- Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji.
Kompania e Sigurimit mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.