Pamje të frikshme nga Italia/ Shtëpi dhe makina të shkatërruara. Pse nevojitet Sigurimi nga Katastrofat natyrore
Pamjet që do të shihni më poshtë nuk vijnë nga SHBA, një vend i njohur për katastrofat e shumta natyrore. Por është Italia. Vendi përtej Adriatikut, një pjesë e të cilit ditët e fundit është përfshirë nga një mot i pazakontë.
Stuhitë e erës, shiut dhe breshërit kanë shkaktuar dëme të shumta në banesa, biznese dhe automjete.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA KATASTROFAT NATYRORE?
Sigurimi nga katastrofat është një paketë sigurimi që mbron shtëpitë dhe banesat tuaja nga fatkeqësitë natyrore të tilla si zjarr, tërmet, dhe përmbytje.
Sigurimi i shtëpisë mund të përmbajë disa lloje mbulimi, por humbja ose dëmtimi i pësuar si rezultat i disa lloje ngjarjesh është tipikisht e përjashtuar.
Si rregull, dëmtimi dhe shkatërrimi si pasojë e lëvizjes së tokës (të tilla si rrëshqitja e tokës, e dheut, tërmetet dhe gropat thithëse) ose përmbytjet (për shkak të stuhive etj.,) zakonisht nuk mbulohen nga sigurimi i shtëpisë. Shumë polica të sigurimit të shtëpisë mbulojnë vetëm rreziqe të përmendura të cilat mund të variojnë nga polica në policë dhe nga një kompani sigurimi tek një tjetër. Madje edhe një policë që ka të përshkruar termin “të gjitha rreziqet” mund të përjashtojë disa ngjarje ose disa kufizime specifike të policës, kështu që, ju mund të mos jeni plotësisht të siguruar nga një humbje madhore. Pikërisht këtu vjen në ndihmë sigurimi nga katastrofat.
Sigurimi nga katastrofat është i ndryshëm nga lloje të tjera sigurimi nga pikëpamja e biznesit po ashtu. Është e vështirë që të vlerësohet ekspozimi total potencial ndaj, dhe kosto e, një humbjeje të siguruar, veçanërisht duke qenë se, një ngjarje katastrofike shpesh është rezultat i një numri jashtëzakonisht të madh dëmesh që dorëzohen për t’u dëmshpërblyer në të njëjtën kohë. Kdiçka e tillë është sfiduese për një sigurues që ofron sigurimin nga katastrofat për t’a menaxhuar këtë rrezik me efektivitet. (Ri)sigurimi përdoret nga siguruesit për të mënaxhuar rreziqet nga katastrofat si pasojë e këtij mbulimi të ofruar në rast ngjarjeje katastrofike.
Sigurimi nga katastrofat përkundrejt sigurimit nga rreziqet
Sigurimi nga katastrofta shpesh mbivendoset me atë së cilës i referohemi si sigurimi nga rreziqet. Megjithatë, sigurimi nga rreziqet zakonisht reflekton proverbën ngjarjet që janë “vepër e Zotit”: shpërthimet vullkanike, rrufetë, tornadot, tërmetet, përmbytjet etj. Sigurimi nga rreziqet mund t’i referohet gjithashtu një seksioni të një police të përgjitshme sigurimi që i mbulon këto gjëra. Në të kundërt, sigurimi nga katastrofat i referohet më shumë një mbulimi shumë më të madh, duke aplikuar edhe fatqeqësitë e shkaktuara nga njeriu (p.sh., si zjarri) si edhe ato natyrore. Ky sigurim ka tendencë që t’i referohet gjithashtu edhe një police të veçantë e cila është e ndarë nga sigurimi i zakonshëm i shtëpisë.
Mos lini pasuritë tuaja që i keni ndërtuar me shumë mund në mëshirën e kushteve atmosferike. Sigurojini ato dhe mos mendoni paratë kur të përballeni me të tilla fenomene.