Tërmete, përmbytje, stuhi, temperatura të pazakonshme… / Bota po përjeton gjithçka, si mund të rrini ende të pasiguruar?!

Bota po përballet çdo ditë e më tepër me fatkeqësi të ndryshme natyrore, të cilat edhe si ndikim i ndryshimeve klimatike janë bërë më të shpeshta dhe më të afërta.

 

Mjafton të shohësh lajmet e përditshme dhe kupton se njerëzimi, për fajin e tij ose jo, po kalon momente aspak të mira.

 

Tërmete, përmbytje, stuhi ere, shiu dhe breshëri, pa lënë mënjanë edhe temperaturat e pazakonshme, e kanë shndërruar botën në një rrezik potencial për banorët e saj.

 

Pamje alarmante nga përmbytjet në Azi si pasojë e tajfunit Doksuri

 

Stuhitë që sjellin shi jashtëzakonisht të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në sezonin e tajfunit të Paqësorit verior kanë përmbytur zona të mëdha të Azisë Lindore. Kina është ndër vendet më të goditura, ku vetëm në kryeqytetin e Pekinit, sasia e shiut gjatë javës së kaluar ka thyer një rekord 140-vjeçar.

 

Njerëzit në Pekin dhe provincën fqinje Hebei u larguan nga shtëpitë e tyre me varka dhe kamionë të fryrë ndërsa Doksuri, një ish-super tajfun, përmbyti verilindjen e Kinës.

 

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 18 janë të zhdukur dhe zyrtarët kanë evakuuar miliona njerëz.

 

Përmbytjet dëmtuan rrugë dhe ura, fundosën makina dhe shkatërruan kantiere ndërtimi.

 

Skena të përmbytjeve u shfaqën gjithashtu në Filipine, ku Khanun, Doksuri dhe Talim përkeqësuan shirat sezonalë të musonit.

 

Tajfunët theksuan problemet e përhershme të përmbytjeve në kryeqytetin Manila dhe periferitë e tij Bulacan dhe Pampanga.

 

Ndërkohë, India është në mes të një sezoni të rëndë musonesh që ka përmbytur disa pjesë të vendit.

 

Vetëm në dy javët e para të korrikut, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës atje kanë vrarë pothuajse 100 njerëz në veri.

 

Tërmet i fuqishëm në Kinë, shemben 126 ndërtesa

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ka ndodhur gjatë natës në Kinën verilindore. Për pasojë 21 persona kanë mbetur të lënduar ndërsa rreth 126 ndërtesa janë shembur. Lajmi është raportuar nga mediat vendase.

 

Sipas qendrës kineze të tërmeteve CENC, epiqendra e saktë të tërmetit pranë fshatit Wangdagua, duke regjistruar gjithsej 59 pasgoditje. Wangdagua është pjesë e qarkut Pingyuan, në qytetin prefektural të Dezhou.

 

Borë në mes të gushtit, temperatura deri -6 gradë në Itali

Reshje të pazakonta dëbore janë regjistruar këtë të shtunë në Itali, disa rajone të së cilës prej dy ditësh tashmë janë nën kthetrat e motit të keq.

 

Me një intensitet tepër të lartë, bora ka përfshirë malet e Dolomiteve, ku temperaturat kanë shkuar deri në -6 gradë Celsius.

 

Pamje të papara janë kapur në majën Mamoloda, 3343 m mbi nivelin e detit, ku petku i bardhë ka mbuluar çdo gjë.

 

Austria nën ujë

Pas Gjermanisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë, moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu, ka përfshirë dhe Austrinë.

 

Përmbytje të mëdha ka pasur në Margarethen dhe Kuehnsdorf, ku ujë ka hyrë në shtëpitë e banorëve dhe rrethuar sipërfaqe të mëdha me tokë të mbjellë.

 

Në disa zona ka pasur rrëshqitje dherash çka ka detyruar autoritetet të mbyllin qarkullimin e mjeteve në disa akse.

 

Situata problematike ka sjellë dislokimin e ushtrisë në rajonet më të prekura për evakuimin e banorëve si dhe për të ngritur barriera mbrojtëse.

 

Sinoptikanët parashikojnë reshje të tjera në orët në vijim, teksa autoritetet kërkojnë nga banorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

 

Përmbytje në Slloveni

 

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve “biblike” që kanë përfshirë veriun e vendit prej disa ditësh.

 

Qarkullimi i mjeteve është bllokuar në disa zona për shkak të prezencës së ujit, ndërkohë që ka pasur probleme dhe me furnizimin me energji elektrike.

 

Viktima raportohet të jenë dy shtetas holandezë, teksa për evakuimin e personave të bllokuar dhe në vështirësi janë angazhuar helikopterët e ndihmës së shpejtë.

 

Ministri i Brendshëm, Marjan Sarec deklaroi se ushtria është në gatishmëri dhe do të dislokohet në zonat e goditura më rëndë dhe iu bëri thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

 

Situata pritet të rëndohet në orët në vijim pasi meteorologët parashikojnë shtim të reshjeve që do të zgjerohen dhe në Kroaci dhe Bosnje

 

Qyteti gjerman goditet nga stuhia masive e breshërit

 

Një stuhi me breshër dhe shi të dendur ka goditur qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Reutlingen.

Zyrtarët e qytetit kanë thënë se breshëri formoi shtresa akulli rreh 30 cm në disa zona ndaj u vendosën në punë borëpastruese për të normalizuar situatën.

 

Ngjarjet katastrofike të natyrës godasin shumë vende, rajone dhe popullata, por edhe Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj tyre, veçanërisht nga përmbytjet dhe lëkundjet sizmike. Kështu thonë studimet e Bankës Botërore dhe jo vetëm.

 

Pasojat e tyre janë jashtëzakonisht të mëdha në disa këndvështrime. Ato janë të shoqëruara me humbje jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve.

 

Por çfarë duhet të bëjmë për të qenë të sigurtë financiarisht në çdo rast?

 

Fatkeqësitë natyrore ndodhin papritur dhe pa paralajmëruar dhe shkaktojnë dëme miliona euro, kryesisht në pronat tona (banesa dhe biznese) të cilat nëse nuk jemi të siguruar do të paguhen nga vetë çka do të thotë kosto shumë e rëndë për çdo familje shqiptare.

 

Sigurimi ruan pasurinë dhe ul riskun financiar

 

Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.

 

Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.

 

Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.

 

Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.

 

Tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduar dhe i ofron pronarëve të shtëpive dhe të bizneseve sigurim për katastrofat natyrore me çmim të përballueshëm.

 

Pas tërmeteve të vitit 2019 u shkaktuan shumë dëme materiale dhe jetësore.

Tregu i sigurimeve ju gjend pranë të gjithë të dëmtuarve duke i vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe duke i likuiduar në kohë rekord. Familjarët dhe bizneset e siguruara ishte e vetmja shtresë që nuk u “stresua” për kostot financiare të dëmeve të shkaktuara. Vlera monetare e dëmeve të paguara vetëm në atë periudhë kalon shifrën e 40 milionë eurove, gjë që tregon konsolidimin dhe gatishmërinë e likuiditetit të tregut financiar në Shqipëri.

 

Qëllimi i sigurimit të pronës është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

 

Për fatin e mirë të të gjithë pronarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë.

Po makinën tonë cili siguracion e mbron nga fatkeqësitë natyrore?

Përgjigja është Siguracioni KASKO, si i vetmi siguracion automjeti që mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por dhe gabimet e natyrës!

Çfarë mbulon Siguracioni KASKO?

Përveç dëmtimeve nga katastrofat natyrore, mbulon edhe:

Dëmtime Aksidentale

Thyerja e xhamave

Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Vjedhja e pjesshme ose e plotë

Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër

Dëmtimi nga akte keqdashëse

 

Siguroni ato që keni ndërtuar me shumë mund e djersë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *