Pas zjarreve vijnë përmbytjet/ I keni siguracionet e nevojshme?
Ndryshimet klimatike e kanë futur botën në një mori fatkeqësish natyrore që po shoqërohen me dëme të mëdha në njerëz, banesa, biznse dhe automjete.
Zjarret në Greqi, Turqi, Kanada apo SHBA; stuhitë në Itali; përmbytjet në Austri, Slloveni, Kroaci etj tregojnë se forca e natyrës po bëhet gjithmonë dhe më e rrezikshme.
Por tashmë që temperaturat e larta nisin të largohen, vijnë shirat, të cilat shtojnë rrezikun për përmbytje, të cilat në Shqipëri janë bërë thuajse të përvitshme.
Por edhe pse ndikon pak në ngrohjen globale, sipas ekspertëve, Shqipëria mbetet një nga vendet më të rrezikuara nga këto ndryshime.
Sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet e para në Evropë sa i përket ekspozimit, ndjeshmërisë dhe cënueshmërisë ndaj fatkeqësive natyore.
Rritja e nivelit të detit do të jetë kërcënimi që pritet të jetë si pasojë e përmbytjeve, stuhive detare, erozionit dhe kripëzimit. E si rezultat i saj, parashikohet rritje e nivelit të lumenjve në pjesët e poshtme të banesave.
Deri në vitin 2030, nga pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve do të preken 32% e sipërfaqeve bregdetare ose 3.76% sipërfaqe totale e vendit.
Raporti i FMN
Në një raport të posaçëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep projeksione të zymta për vendin tonë, që në dy dekadat e fundit po njeh një frekuencë të shtuar të katastrofave natyrore.
Që prej vitit 1980, Shqipëria është goditur nga 35 katastrofa natyrore; mesatarisht 1 në vit.
Megjithëse frekuenca e katastrofave natyrore konsiderohet me e ulët sesa në vendet e Bashkimit Europian, impakti i secilës katastrofë është dy herë më i madh në përqindjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek gjithashtu një përqindje më të lartë të popullsisë.
Në raportin e FMN-së evidentohet se temperatura mesatare do të rritet, së bashku me frekuencën e goditjeve nga valë të nxehti. Nga ana tjetër reshjet parashikohet të bien ndërsa frekuenca e rrebesheve do të rritet.
Çfarë duhet të bëjmë?
Në kushtet kur ky risk është evident dhe i përditshëm, një nga gjërat më të domosdosshme, më të shpejta dhe më të mira është që ne të kemi një lloj sigurimi. Dhe Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore janë të domosdosshme për çdo individi që ka një banesë, biznes, automjet etj.
Sigurimi nuk parandalon katastrofat natyrore të ndodhin por është mekanizmi që të kthen në gjendjen e mëparshme në një kohë shumë e shkurtër dhe pa ju cënuar financiarisht.
Sigurimi nga katastrofat është një paketë sigurimi që mbron shtëpitë dhe banesat tuaja nga fatkeqësitë natyrore të tilla si zjarr, tërmet, dhe përmbytje.
Sigurimi nga përmbytjet
Shpesh, mbulimi që ju do të konsideroni për të blerë do të varet më së shumti nga vendi ku ju jetoni. Disa zona të caktuara gjeografike paraqesin një rrezik më të lartë sesa për disa të tjera si stuhitë, tornadot, tufani, lëndët e djegshme ose përmbytjet. Nëse ju jetoni në një zonë që është vulnerable dhe e ekspozuar ndaj përmbytjeve, juve do t’ju duhet që të siguroheni nga përmbytjet. Megjithëse mund të tingëllojnë si të njohura, mos ngatërroni policën e sigurimit nga katastrofat me një policë sigurimi katastrofik. Kjo e fundit është një lloj sigurimi shëndetësor, shpesh të referuar si plani i shëndetit në rast katastrofash, i dizenjuar për të ndihmuar në pagesën e urgjencave mjekësore madhore, të aksidenteve ose të sëmundjeve.
Sigurimi nga katastrofat përkundrejt sigurimit nga rreziqet
Sigurimi nga katastrofta shpesh mbivendoset me atë së cilës i referohemi si sigurimi nga rreziqet. Megjithatë, sigurimi nga rreziqet zakonisht reflekton proverbën ngjarjet që janë “vepër e Zotit”: shpërthimet vullkanike, rrufetë, tornadot, tërmetet, përmbytjet etj. Sigurimi nga rreziqet mund t’i referohet gjithashtu një seksioni të një police të përgjitshme sigurimi që i mbulon këto gjëra.
Në të kundërt, sigurimi nga katastrofat i referohet më shumë një mbulimi shumë më të madh, duke aplikuar edhe fatqeqësitë e shkaktuara nga njeriu (p.sh., si zjarri) si edhe ato natyrore. Ky sigurim ka tendencë që t’i referohet gjithashtu edhe një police të veçantë e cila është e ndarë nga sigurimi i zakonshëm i shtëpisë.
Sigurimi KASKO i automjetit
Të gjithë pyesim: kush i paguan dëmet nëse nuk jemi të siguruar dhe cili siguracion mbulon edhe dëmet nga fatkeqësitë natyrore?
Përgjigja është e thjeshtë: Siguracioni KASKO, si i vetmi siguracion automjeti që mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por dhe gabimet e natyrës!
Çfarë mbulon konkretisht Siguracioni KASKO?
Dëmtime Aksidentale
Thyerja e xhamave
Zjarr, Rrufe, Eksplozion
Katastrofat Natyrore
Vjedhja
Vjedhja e pjesshme
Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
Dëmtimi nga akte keqdashëse
Mos e lini pronën tuaj në rrezik nga fuqia e natyrës! Merrni siguracionet e nevojshme dhe ruani të dashurit tuaj dhe pasurinë nga katastrofat natyrore.