Pas zjarreve përmbytje në Greqi e Turqi, gjendje e jashtëzakonshme në Bullgari/ Pse na duhet Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore

Veriperëndimi i Turqisë është përfshirë nga shira të rrëmbyer, me ekipet e emergjencave në gatishmëri prej 24 orësh, bashkë me ushtrinë. Dhjetëra fshatra janë mbuluar tashmë nga uji dhe balta, teksa helikopterët po shpëtojnë qytetarët nga çatitë e shtëpive.

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, 2 viktima janë regjistruar deri tani ndërsa 4 tjerë janë raportuar të zhdukur. Situatë e vështirë edhe në Stamboll.

 

Ndërkohë i nxehti përvëlues, iu ka lënë vendin shirave këtë fillim shtatori edhe në Greqi, ku rrugët e bizneset janë përmbytur që prej të martës pasdite. Stuhia e pagëzuar “Daniel”, goditi perëndimin dhe qendrën e Greqisë, që prej të hënës, me mijëra thirrje për ndihmë.

 

Ndërkohë 2 viktima janë regjistruar edhe në Bullgari. Imazhin flasin për tokë e rrugë të përmbytura, bashkë me to, edhe shtëpi private e katet e para të pallateve. Gjendja e emergjencës është shpallur nga Sofja zyrtare, teksa dhjetëra familje janë evakuuar. Ne disa zona, ka rënë shi sa 420% më shumë se norma mujore në vend.

 

Sigurimi nga Katastrofat Natyrore

 

Fatkeqësitë natyrore mund të ndodhin në çdo kohë, mbi të gjitha tani nën ndikimin e ndryshimeve klimatike, duke shkaktuar dëme të mëdha në pronën tonë pikërisht atëherë kur askush prej nesh nuk e pret.

 

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar ne kthejmë banesat, bizneset dhe automjetet tona në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

 

Impakti i Sigurimit të Pronës nga Fatkeqësitë Natyrore do të sillte përfitime të shumta për familjet, pasi qëllimi i tij, si çdo siguracion tjetër, është minimizimi i kostove financiare që ato shkaktojnë.

 

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

 

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

 

Po makinën time, cili siguracion e mbron nga fatkeqësitë natyrore?

 

Përgjigja është: Siguracioni KASKO, si i vetmi siguracion automjeti që mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por dhe gabimet e natyrës!

 

Çfarë mbulon konkretisht KASKO?

 

Përveç Katastrofave natyrore, KASKO ju mbron automjetin edhe nga:

 

  1. Dëmtime Aksidentale
  2. Thyerja e xhamave
  3. Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  4. Vjedhja
  5. Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
  6. Dëmtimi nga akte keqdashëse

 

Sigurohuni nga Katastrofat Natyrore dhe kthejini diellin jetës suaj… 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *