Mos luani me zjarrin! Siguroni pronën tuaj dhe fitoni qetësinë mendore
Ngjarja e një dite më parë në Tiranë ku si pasojë e një zjarri intensiv u shkrumbuan disa kate të një pallati ndërtuar rishtazi, na tregoi edhe një herë se sa të brishtë e të cënueshëm jemi përballë ngjarjeve të papritura dhe aksidentale.
Dëme kolosale që lenë pasoja të rënda financiare dhe psikologjike tek çdo i dëmtuar. Sepse të humbasësh banesën apo biznesin në pak minuta teksa për të ke punuar një jetë të tërë, është shumë e vështirë.
Por çdo gjë e ka një zgjidhje. Dhe në tilla raste zgjidhja më e mirë dhe e vetme është Siguracioni.
Rasti i djeshëm në Tiranë nuk është rast i veçuar, të cilin e dëgjojmë rrallë herë. Në Shqipëri, kryesisht në kryeqytet, dëgjojmë çdo ditë për banesa apo biznese që digjen për shkaqe të ndryshme.
Por dëmet kush i paguan? Pasi të gjithë e dimë se dëmet që le pas një zjarr janë të mëdha.
Për këtë arsye, vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët dhe bizneset që të sigurojnë pronat e tyre si mënyra më e mirë për tu mbrojtur financiarisht në rast ngjarjesh aksidentale, si ky i mësipërmi.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI I PRONËS NGA ZJARRI?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.
Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:
- Energjia elektrike
- Shpërthimet e gazit
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt,
- Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji, etj
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Fatmirësisht në Shqipëri, kompanitë e sigurimeve e ofrojnë këtë produkt vullnetar sigurimi me një vlerë të përballueshme nga çdo shtresë e shoqërisë, ndërsa ofrojnë garanci njësoj si çdo kompani sigurimi në Evropë.
Ngjarje të tilla duhet të na sensibilizojnë në sigurimin e pronave që kemi, pasi të papriturat dhe pasojat që lenë pas ato mund të jenë fatale për financat tona.
Mos Prisni! Sigurohuni sot, nesër mund të jetë vonë…