Digjet një tjetër biznes, kësaj rradhe në Shëngjin! Sigurohu tani dhe shmang kostot financiare
Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një lokal në zonën e Kunes në Shëngjin.
Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Sipas dyshimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë në kohë flakët duke penguar përhapjen e tyre në një tjetër godinë ngjitur me të.
Ky është rasti i katërt brenda një jave që një biznes përfshihet nga flakët duke lënë pas dëme të konsiderueshme. Por kush i paguan këto nëse nuk jemi të siguruar?
Por sa ngjarje të tilla duhet të raportohen çdo ditë që qytetarët të sensibilizohen që të sigurojnë shtëpitë apo biznesnet e tyre?
Keni investuar gjithë jetën për të ngritur një biznes apo për të blerë një shtëpi dhe të gjitha këto duhen mbrojtur. Mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj.
Askush nuk mund t’i ndalojë fatkeqësitë, por ajo që mund të parandaloni ju, janë kostot financiare për pronën tuaj, nëse ato dëmtojnë biznesin tuaj.
Sigurimi nga zjarri për bizneset
Përfshin dëmtimin ndaj ndërtesës së biznesit tuaj, strukturave të bashkuara apo të ndara/shkëputura, pajisjet e zyrës, makineritë dhe inventarin.
Shumica e policave të sigurimit të bizneseve do të paguajnë gjithashtu për shpenzime operacionale shtesë nëse ju duhet të zëvendesoni operacionet e biznesit tuaj në një vendndodhje të përkohshme. Pra mund te ofrohet edhe mbulim shtesë nga Ndërprerja e biznesit.
Kujt i ofrohet Sigurimi nga Zjarri?
Sigurimi nga Zjarri i ofrohet çdo personi juridik apo fizik, që paraqet kërkesën për të siguruar pasurinë e paluatjshme, ndërtesat, pasurinë e luajtshme apo paluajtshme.
Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
– Zjarrit;
– Rrufesë;
– Eksplozionit;
– Rënia e objekteve fluturuese nga lart; etj.
Këtij sigurimi mund ti shtohen edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
– Tërmeti;
– Breshëri;
– Përmbytja;
– Stuhia; etj.
Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri ofrojnë të gjitha sigurimet e nevojshme për çdo sipërmarrje tuajën dhe vë në dispozicion ekspertizë profesionale për të vlerësuar në mënyrë të efektshme rreziqet, duke ju mundësuar mbulimin më të përshtatshëm për bizinesin tuaj.
Ndaj sigurohuni sot dhe shmangni kostot financiare në rast ngjarjesh aksidentale dhe të papritura.