9-mujori 2023/ Humbjet e siguruara nga katastrofat natyrore arritën në 88 miliardë dollarë
Humbjet e siguruara nga ngjarjet e fatkeqësive natyrore arritën në 88 miliardë dollarë deri në fund të 9-mujorit 2023, 17% më e lartë se mesatarja vjetore e shekullit të 21-të.
Kështu thuhet në raportin e Aon plc “Global Catastrophe Recap“.
Rritja u nxit nga ngjarje si: stuhitë e fuqishme në SHBA dhe Itali dhe zjarri i Maui, një nga zjarret më vdekjeprurëse dhe më të kushtueshme në historinë e SHBA.
Humbjet ekonomike nga viti në ditë arritën në 295 miliardë dollarë, krahasuar me një mesatare vjetore të shekullit të 21-të prej 310 miliardë dollarësh.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ngjarjet e katastrofave natyrore kanë arritur në 75,000 gjatë së njëjtës periudhë, duke e bërë vitin 2023 vitin më vdekjeprurës që nga viti 2010.
Për herë të parë, humbjet e siguruara në SHBA kaluan 50 miliardë dollarët çka përbëjnë 60% të humbjeve të siguruara në rang global.
Fatkeqësitë natyrore më të dëmshme gjatë këtij viti:
- Përmbytjet e përhapura në Pekin dhe disa provinca kineze në fillim të gushtit.
- Më 8 shtator, një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Marokun, duke vrarë rreth 3000 jetë dhe duke plagosur më shumë se 5600 të tjerë. Pa harruar edhe dëmet e konsiderueshme materiale.
- Përmbytjet shkatërruese në verilindje të Libisë në fillim të shtatorit dëmtuan mijëra ndërtesa në qytetin Derna duke u renditur si ngjarja e dytë më vdekjeprurëse e vitit, me më shumë se 4,300 viktima.
- Humbjet nga uragani në SHBA, Hilary dhe Idalia, shkaktuan humbje të konsiderueshme që, së bashku, arritën në miliarda dollarë.
“Katastrofat natyrore globale vranë shumë njerëz dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme strukturore dhe ekonomike gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2023. Zjarret dhe Stuhitë ishin shumë të spikatura dhe hulumtimi i Aon zbulon se të dyja po bëhen gjithnjë e më të kushtueshme për siguruesit, komunitetet dhe qeveritë“, shprehet Michal Lorinc, kreu i Aon’s Catastrophe Insight.
PSE DUHET TË JEMI TË SIGURUAR NË ÇDO MOMENT
Shqipëria është konsideruar si shteti më i rrezikuar nga katastrofat në Europë.
Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Evropën arrin në 5.2.
Raporti po ashtu tregon se nga viti 1995, një mesatare prej 30,000 personash prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.
Por pavarësisht paralajmërimeve dhe asaj çfarë po ndodh në Europë dhe Botë, shqiptarët vijojnë të kenë nivelin më të ulët të sigurimeve për frymë në Rajon dhe kontinent.
Zjarri, përmbytjet, tërmeti e shumë fatkeqësi të tjera natyrore nuk mund të parashikohen dhe nuk mund të ndalohen, duke bërë dëmet që i pasojnë ato të jenë të papërballueshme.
Nëse nuk duam të paguajmë gjë nga xhepi ynë, atëherë të paktën të sigurohemi që dëmi të mbulohet nga kompania ku jemi të siguruar.
SIGUROHU SOT, NESËR MUND TË JETË VONË