“Çdo ditë e çdo moment për shëndetin tënd”/ Aktivitetet dhe ofertat e kompanive të sigurimit në Shqipëri gjatë “Tetorit Rozë”

Jo vetëm në muajin e ndërgjegjësimit “Tetorit Rozë”, por gjithmonë!….

Ja pse është e rëndësishme të flasim për rëndësinë e sigurimeve dhe ndikimet pozitive në portofolin financiar të cdo familjeje shqiptare.

Fillimi i Tetorit nënkupton fillimin e muajit të ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit. Kjo fushatë synon rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit nuk njeh moshë dhe as muaj duke qenë shkak për humbjen e milionave jetëve në mbarë botën, prandaj kontrollet duhet të jenë intensive gjatë gjithë vitit.  Shifra në rritje me kancer të gjirit raportohen edhe në Shqipëri me mjekët onkologë që shprehen se, në vitin 2022 patëm një rritje me 15% të rasteve”.

Keshtu nis mesazhin e saj në mbyllje të muajit tetor, Sekretarja e Përgjithshme të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë znj. Mimoza Hajdarmataj!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, znj. Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, flet mbi rëndësinë që duhet të marrë Sigurimi Privat i Shëndetit, jo vetëm gjatë muajit tetor, por në çdo ditë të vitit.

A e keni marrë parasysh ndikimin financiar që do të kishte një diagnozë e tillë për ju dhe familjen tuaj? Sa do t’i kushtonte një sëmundje e tillë familjes suaj?, pyet Hajdarmataj.

Fatmirësisht ekziston një zgjidhje edhe në Shqipëri! “Kompanitë e sigurimeve në vendin tonë, me një eksperiencë disa vjeçare dhe një pjesë e tyre me aksionarë evropianë, ofrojnë paketa të sigurimit shëndetësor me pak shpenzime por me një mori përfitimesh. “Mos harroni! Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë!”, vijon Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj.

Tetori Rozë’ dhe ofertat novatore të SIGAL UNIQA

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, është e njohur edhe për ofrimin e produkteve më inovative në treg.

Vetë CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari, teksa ishte i ftuar në “Wake Up” në Top-Channel në kuadër të “Tetorit Rozë”, foli mbi produket e sigurimit të shëndetit që ofron kompania më e madhe e sigurimeve në vend dhe çfarë i mundësojnë ato qytetarëve.

Kemi dy produkte që janë të veçanta dhe të përbotshme. “Anti-Tumori”, që është një paketë e cila në rast dignostikimi të sëmundjes dhe me opinionin e dytë mjekësor, që ne marrim në Europë, përcaktojmë qartë tipin e sëmundjes. Nëse sëmundja konstatohet, paketa përfshin çdo person, nga mosha 1 vjeç deri në 100 vjeç. Ndërsa “Jetë Plus” është një paketë ndryshe. Klienti gjen vetë spitalin kudo, në spitalet më të mira onkologjike të Europës. Këto sëmundje kanë nevojë të kesh besim te vetja, të kesh besim te ai që të shëron dhe me kostot e kurimit që mbulohen nga kompania e sigurimit. Nuk duhet ta marrim kancerin si një sëmundje që po të zuri nuk shpëton. Në rast se mjekohesh mirë, në kohë dhe në klinikat e duhura 90% e rasteve janë të shërueshme”, deklaroi ai.

Jo vetëm në muajin e sensibilizimit por në çdo moment SIGAL UNIQA ofron një gamë të gjërë produktesh e shërbimesh për sigurimin e Shëndetit. Jo vetëm kaq, por SIGAL UNIQA njihet edhe si kompania e sigurimeve që synon mbi të gjitha edhe edukimin e konsumatorëve për rëndësinë e sigurimit të shëndetit.

Teleshëndet” është një tjetër risi e kësaj kompanie, e cila u vjen në ndihmë cdo konsumatori dhe jo vetëm kaq por kanë mundësi të përfitojnë dhe takimet e para “face to face” me mjekun dhe të përfitojnë dhe benefite të tjera në shërbim të shëndetit.

 

Albsig, “shorte” shërbime spitalore falas per konsumatorët.

Gjatë muajit tetor Albsig iu bashkua muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit për të ndihmuar në rritjen e vetëdijes për rëndësinë e kontrollit në kohë.

Në kuadër të kësaj fushate, Albsig dhe Albsig Jetë organizuan një shorte duke përzgjedhur kështu në mënyrë rastësore gra dhe vajza të cilat përfituan kryerjen e ekos së gjirit falas. Shorteu u zhvillua para Drejtorisë së Përgjithshme Albsig.

Një grup të rinjsh, punonjës të Marketingut të Albsig, udhëzuan kalimtarët e rastit për tu bërë pjesë e shorteut të zhvilluar. Shorteu u mundësua për të ndihmuar sadopak banorët e zonës dhe për të sensibilizuar e mundësuar edukimin dhe rëndësinë e shëndetit.

Jo vetëm kaq, por kjo ngjarje pati në fokus promovimin e ekzaminimeve të rregullta të gjirit dhe sensibilizoi publikun për rëndësinë e tyre.

Në shorte morën pjesë një numër i konsiderueshëm grashë dhe vajzash të zonës dhe fituan shërbime spitalore në kuadër të sensibilizimit e ndërgjegjësimit të muajit “Tetorit Rozë”.

Albsig, jo vetëm në tetor, por çdo ditë sensibilizon konsumatorët duke u bërë një faktor i rëndësishëm në edukimin e qytetarëve. Kompania në fjalë ka zhvilluar dhe zhvillon çdo vit fushata në kuadër të sensibilizimit të grave dhe vajzave.

Me Paketat dhe Kartën e Shëndetit Albsig çdo qytetar mund të përfitojë shërbim mjekësor në kohë rekord në spitalet apo klinikat e dëshiruara, pa proçedura burokratike. Çdo policë e Sigurimit Shëndetësor nga Albsig ju mbulon shpenzimet e trajtimeve mjekësore nga sëmundjet dhe aksidentet e papritura, si dhe ofron Check Up vjetor në çdo kategori.

Sigma Vienna Insurance Group fushatë sensibilizuese me stafin

“Kanceri i gjirit nuk njeh moshë. Nëse jeni të siguruar, nxiteni që të kryeni kontrolle parandaluese çdo vit si dhe të mos shqetësoheni për shpenzimet për trajtimin e tij. Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë”.

Kjo është një ndër thirrjet ndërgjegjësuese që përmes një fushatë në rrjetet sociale Sigma Vienna Insurance Group, ka nxjerr në pa rëndësinë e mirëqenijes së stafit dhe rëndësinë e kontrollit dhe diagnostifikimit në kohë të kësaj sëmundjeje.

Përmes një fushate sensibilizuese punonjësit e kësaj kompanie nxorrën në pah rëndësinë e diagnostikimit në kohë të kësaj sëmundjeje dhe ndërgjëgjësimin e duhur për rëndësinë e saj.

Sigma Vienna insurance Group, jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit i jep rëndësi të vecantë Sigurimit të shëndetit, ndaj ka dizejnuar një sërë pakëtash shëndeti, që ju vjen në ndihmë cdo target grupi.

– Check-up me eko gjiri dhe markus tumorial
– Mbulim për procedura spitalore me shtrim deri në 5.000€
Karta e shëndetit SIVIG.

Këto janë disa nga paketat e produkteve shëndetit që ofron Sigma Vienna Insurance Group dhe që synojnë të mundësojnë te çdo shtresë të shoqërisë Sigurimin Privat të Shëndetit.

 

GRUPI EUROSIG-INSIG, eko gjiri falas për femrat që blenë gjatë tetorit Sigurimin e Pronës

Grupi Eurosig, në kuadër të Tetorit Rozë mbështeti simpoziumin me temë: “Luftojmë së Bashku Kancerin e Gjirit“, organizuar nga Long Life Turkish Clinic.

Qëllimi i këtij simpoziumi ishte ndërgjegjësimi i nënave, motrave dhe të gjithë grave që të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre, veçanërisht të kryejnë kontrolle të vazhdueshme për parandalimin e kancerit të gjirit.

Por ndërgjegjësimi në kuadër të këtij muaji për grupin Eurosig Insig nuk mbeti me kaq.

Për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë siguruar pronat e tyre pranë EuroSig-Insig përfituan eko gjiri falas, në mënyrë të menjëherëshmë.

EUROSIG-INSIG ofron mbulime maksimale për Sigurimin Vullnetar të Shëndetit, duke mundësuar shërbime mjekësore në spitalet dhe klinikat më të njohura e më të mira. Dhe në rast sëmundje mbulim të shpenzimeve deri në 100 %.

Pajisuni me Kartën e Shëndetit në EUROSIG, mbroni veten dhe familjen tuaj…

 

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë është e lumtur që kompanitë e sigurimeve që janë pjesë e saj çdo vit e më tepër jo vetëm që ofrojnë tek qytetarët shqiptarë produkte të sigurimit shëndetësor, njësoj si çdo kompani tjetër në Evropë, por luajnë një rol determinant në edukimin masiv mbi rëndësinë që kujdesi ndaj shëndetit.

 

“Jo vetëm në tetor, por çdo ditë e çdo moment për shëndetin tuaj dhe më të dashurve tuaj”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *