Ndryshimet gjenetike pas Covid-19, u shtuan sëmundjet dhe ndërhyrjet/ Pse na nevojitet Sigurimi Privat i Shëndetit
Virusi i Covid-19 ka shkaktuar mutacione gjenetike tek njerëzit çka ka sjellë rritje të sëmundshmërisë dhe për pasojë shtim të ndërhyrjeve kirugjikale që kryhen tek pacientët.
Këtë e shprehin mjekë të njohur, bazuar në studime ndërkombëtare
“Nuk do të harrojmë që jemi në një periudhë pas Covid dhe ka shumë ndryshime gjenetike të cilat do ti shikojmë edhe ndër vite. Në shumë raste pacientë që mund të kenë qenë të shëndetshëm pas një sëmundje Covid-i kanë pasur ndryshime mutacione gjenetike që mund të manifestohen me sëmundje, rritje të sëmumdshmërisë kirugjikale.
Bazoheni në studime profesor? Tashmë në studime internacionale. Ne jemi në fazat e para pasi grupet e studiuesve tanë në terren apo klinika përkatëse, po të vini re në këtë event ne kemi shumë lektorë të cilët kanë referenca për komplikacionet pas Covid-it”- tha mjeku kirurg Agron Dogjani.
Mjekët referojnë se ka rritje të sëmundshëmrisë dhe ndërhyrjeve kirurgjikale edhe prej rritjes së jetëgjatësisë apo diagnostimit për shkak të zhvillimit të teknologjisë. Në vend të parë janë ndërhyrjet në onkologji. Por mjekët theksojnë se krahas aparaturave me të cilat paisen spitale duhet të ndryshojnë edhe protokollet mjekësore pasi kanë mbetur shumë mbrapa.
PSE NEVOJITET SIGURIMI PRIVAT I SHËNDETIT
Sot, kompanitë e sigurimeve ofrojnë një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh, duke përfshirë ilaçet e kushtueshme, qëndrimin në spital, skanimet dhe procedurat kirurgjikale.
Me sigurimin privat të shëndetit, ju do të diagnostikoheni dhe do të trajtoheni me shpejtësi, duke iu mundësuar, siguruar dhe garantuar referimin e menjëhershëm tek një mjek në një spital apo klinikë private sipas kohës dhe vendit më të përshtatshëm për ju.
Nëse ju duhen më shumë informacione, kontaktoni një prej 8 kompanive të Sigurimit të Jo-Jetës që operojnë në vendin tonë për të marrë paketën që ju përshtatet më së miri.