Kujdesuni për shëndetin tuaj/ Sot Dita Botërore e Diabetit, “pandemia” e re globale

14 Nëntori njihet ndryshe si Dita Botërore e Diabetit.

Sot, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” të re globale.

 

Mesazhet kyçe kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për zgjedhje të shëndetshme, të cilat mund të jenë zgjedhje të lehta për personat me diabet.

 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, apeli i kesaj dite është: “ushqim i shëndetshem kundër diabetit, mbroni të ardhmen tuaj, vepro për të ndryshuar jetën tënde sot dhe vepro për të ndryshuar botën nesër”.

 

Në botë sot numërohen afro 400 milionë diabetikë ndërsa në vitin 2030 mendohet të jenë 520 milionë diabetikë, apo 6,3 % e popullsisë së botës.

Sipas OBSH, Diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 50%.

Në çdo 10 sekonda në botë shtohen dy njerëz të tjerë me diabet dhe se çdo 10 sekonda vdes një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin.

 

Në Shqipëri vuajnë nga diabeti 80 mijë persona ose e thënë ndryshe rreth 9% e popullatës. Por ajo që është alarmante për mjekët është pjesa e padiagnostikuar. Rreth 7 %  vuajnë nga kjo sëmundje janë prekur por nuk e dinë.

 

Dy janë faktorët që po nxisin shtimin e diabetit:

  • dieta jo e shëndetshme ushqimore
  • mungesa e aktivitetit fizik të cilat papritur çojnë në disa shenja që shpesh neglizhohen.

 

Tharje e gojës, urinim i shpeshtë, rënie e shpejtë në peshë, ulje e mendjeshumë e shikimit etj janë ankesa qe mund ti kenë prej disa muajve dhe pacientet i neglizhojnë”.

Shumë diabetikë, sipas mjekëve, mbeten të patrajtuar mirë.

Shumë nga pacientet nuk bëjnë matjen e glikemisë në shtëpi nuk kanë aparat, tek këto mbetet kontrolli nga një analizë një herë në 6 muaj siç është më e zakonshme apo dhe një herë në vit”.

Sipas të dhënave zyrtare, shumë të sëmurë kronikë diabetik nuk arrijnë të trajtohen siç duhet për shkak të mungesës së analizave.

Por një ndikim të madh, ashtu si edhe në sëmundje të tjera, pati edhe COVID-19. Pandemia bëri edhe më shumë dëme duke shtuar numrin e të sëmurëve me diabet.

Ndikimi i virusit covid në pancreas por edhe trajtimi e shumë me krotizonik nxiti shfaqjen e diabetit tek shumë persona sidomos tek ata me predispozicion të lartë.

14 nëntori është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederik Banting, i cili së bashku me Charles Best, të dy shkencëtarë kanadezë, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit insulinën, e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e diabetikëve në mbarë botën.

 

LEXO EDHE: A është e përballueshme jeta pa sigurim shëndeti?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *